Flash

Lubonja për skandalin e AKSHI-t: Në krye të bandës së madhe është kryeministri

Lapsi.al 23 April 2026
Lubonja për skandalin e AKSHI-t: Në krye të bandës së

Shkimtari dhe publicisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Kjo Javë” në News 24 se deklarata e kryeministrit se ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ishte e pastrehë, ishte thjesht gënjeshtra e radhës në serialin e mashtrimeve të tij.

Ai e cilësoi kreun e mazhorancës si drejtuesin e këtij sistemi të kapur dhe "bandës së madhe", pasi theksoi se e ka ditur shumë mirë për pasuritë e vartëses, që ia sekuestroi SPAK së fundmi.

“Nuk mund ta shohim si rast të veçuar, sikur kemi të bëjmë me një organizatë kriminale. Këtu është bandë e madhe, me në krye kryeministrin. Këta janë skuadronet e bandës të shpërndara tej e tej dhe gjithandej. A e rrëzon apo s’e rrëzon qeverinë kjo është çështje tjetër. Flitet shumë për Orbanin kohët e fundit, skandali që e rrëzoi atë ishte një skandal që në një jetimore kishte mbrojtur një pedofil dhe e kishte falur.

Krim është padyshim. Imagjinoje, por të krahasosh përmasat, ku ke kryeministrin që del e thotë se është e ndershme (drejtoresha e AKSHI-t) kur e di shumë mirë se çfarë është ajo. Këtu kemi të bëjmë me bandë, pastaj e rrëzon apo s’e rrëzon është problem tjetër. Kemi fuqi ta rrëzojmë këtë bandë apo na ka vënë në rresht e jashtë loje. Pra, ajo del pjesë e asaj bande dhe ti të dalësh e të flasësh për të, kjo s’është në rregull”, tha Lubonja.

Ai komentoi se ky sistem nuk mund të rrëzohej ndryshe përveçse me presion të gjithanshëm, përfshirë qytetarët dhe drejtësia e re.

“Për mua sistemi është i gjerë, janë hallkat, është kryeministri në krye të sistemit. Padyshim që merr goditje, ti del e thuaj ajo është pa shtëpi kur ti e di se sa lekë ka ajo. A kemi forcë, them edhe SPAK e drejtësia, por edhe opinioni publik që të bëhet presion, të shtohet presioni, që të shikohet i gjithë sistemi i kapur”, vijoi analisti.

Lubonja mori një rast për analogji që lidhej me një deklaratë të mëparshme të kryeministrit.

“Mjafton rasti i shtëpisë 5 mijë metra katrorë e që tha se i bëri me paret e emigracionit. Ku i ke faturat? Boll kjo për të kuptuar që kemi të bëjmë me një gënjeshtar serial. Kjo ishte një nga gënjeshtrat e radhës të Ramës, dhe ai i mbulon gënjeshtër pas gënjeshtre. Një gënjeshtër e mbulon me një tjetër” - tha Lubonja. /Panorama

Të këshilluara

Iku edhe Rexhep Qosja

Nga Adriatik Kelmendi “S’po ndiej shumë nevojë të dal e të takohem me njerëz. Jam në shtëpi mes librash i shoqëruar me mendjet më të ngritura të botës!” Më k...

20:08

Aksident në tunelin e Llogarasë

Dy makina janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë. Në aksident janë prfshirë një makinë tip BMw, e cila drejtohej nga Romario Kanaj dhe një Volvo që drejt...

18:15

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI