Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Lamallari e Hita "furtunë" në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë

Lapsi.al 23 April 2026
Lamallari e Hita "furtunë" në Policinë e Shtetit,

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë nisur një ‘katarsis’ në kupolën e policisë.

Mësohet se Hita u ka kërkuar dorëheqjen disa prej drejtuesve aktualë në qarqe.

Deri më tani, zyrtarisht kanë dhënë dorëheqjen dy oficerë karriere: drejtori i Lezhës, Islor Islami, dhe ai i Kukësit, Loard Sallaku. Në vijim priten edhe dorëheqje të tjera nga drejtues të policisë në qarqe.

Më të përfolurit për momentin për t’u dorëhequr janë drejtuesit në Berat dhe Dibër, por nuk përjashtohen edhe qarqet e tjera.

Me largimin e drejtuesve aktualë, Hita pritet të emërojë persona të besuar për të krijuar ekipin që do të drejtojë Policinë e Shtetit.

I pari që ka marrë këtë besim është Erjon Ahmeti, i cili është emëruar në krye të Policisë së Fierit. Fillimisht, ndryshimet kanë nisur me emërimin e zëvendësdrejtorëve të rinj në disa qarqe.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Besmir Dervishi është larguar nga posti i nëndrejtorit të Policisë së Tiranës dhe është emëruar shef i Krimeve në Kukës. Ndërkohë, Oliger Torba është caktuar nëndrejtor për Krimet në Policinë e Tiranës. Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar si shef rendi në Përmet.

Gjithashtu, Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat. Ndërsa Petrit Halo është emëruar zëvendësdrejtor për Krimet në Shkodër.

Ndryshime janë bërë edhe në sektorë të tjerë, në nivel shefash komisariatesh. Vetëm të mërkurën, Hita ka firmosur rreth 40 ndryshime në strukturat e policisë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cilët do të jenë drejtuesit e rinj në qarqe.

Të këshilluara

Iku edhe Rexhep Qosja

Nga Adriatik Kelmendi “S’po ndiej shumë nevojë të dal e të takohem me njerëz. Jam në shtëpi mes librash i shoqëruar me mendjet më të ngritura të botës!” Më k...

20:08

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI