Flash

Kuvend, deputetët e opozitës interpelanca me 4 ministra

Lapsi.al 23 April 2026
Kuvend, deputetët e opozitës interpelanca me 4 ministra

Sot, në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës parashikohen disa interpelanca. Deputetë të opozitës kanë thirrur në interpelanca 4 ministra, përkatësisht ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala si dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Më tej deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj do të kenë një përballje pyetje-përgjigje. Sakaq gjatë seancës do të shqyrtohen edhe disa projektligje.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.

6. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.

7. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

8. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.

9. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

10. Projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”. 11. Projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.

11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

12. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”.

13. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

14. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI