Flash

Berisha reagon për Rexhep Qosen: Pavarësisht kundërshtive që kishim...

Lapsi.al 23 April 2026
Berisha reagon për Rexhep Qosen: Pavarësisht kundërshtive që

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe popullit shqiptar të Kosovës. Pavarësisht përplasjeve publike që kanë pasur në të kaluarën, kryedemokrati vlerësoi figurën dhe kontributin e akademikut si një nga zërat më të rëndësishëm të mendimit dhe çështjes kombëtare shqiptare.

"Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja. Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.

Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqëve të afërmëve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë" - shkroi Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Iku edhe Rexhep Qosja

Nga Adriatik Kelmendi “S’po ndiej shumë nevojë të dal e të takohem me njerëz. Jam në shtëpi mes librash i shoqëruar me mendjet më të ngritura të botës!” Më k...

20:08

Aksident në tunelin e Llogarasë

Dy makina janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë. Në aksident janë prfshirë një makinë tip BMw, e cila drejtohej nga Romario Kanaj dhe një Volvo që drejt...

18:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI