Flash

Athina përgënjeshtron Ramën: Asnjë negociatë për kufirin detar me Shqipërinë

Lapsi.al 23 April 2026
Athina përgënjeshtron Ramën: Asnjë negociatë për

Athina u distancua qartë dhe menjëherë, një ditë pas deklaratave të Edi Ramës që foli për konsultime të avancuara mbi delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Greqinë, duke mohuar në thelb narrativën e kryeministrit shqiptar rreth një marrëveshjeje të afërt dhe një apelimi në Gjykatën e Hagës.

“Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë.

Ambicia jonë është që të përfundojë brenda këtij viti dhe që vjeshtën e ardhshme, ne të deklarojmë që kemi dakordësi për të gjitha çështjet. Ministri Gerapetritis që është këtu dhe e përshëndes dhe admiroj vërtetë mënyrën e tij të hijshme.

Ai është angazhuar me ministrin tim të Jashtëm dhe jemi shumë besimplotë. Nga ana jonë nuk shohim çështje. Pra, për ne nuk ka asnjë problem për këtë çështje” – tha Rama gjatë Forumit të Delfit në Athinë.

Por gazeta greke “Protothema” citon një burim të lartë diplomatik që nënvizon se, pavarësisht faktit se çështja ka qenë në axhendën e të dy vendeve për një kohë të gjatë, procesi u "ngri" kur marrëveshja e 2009-ës u dërgua në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, ku në thelb u anulua.

Ministria e Jashtme Greke thekson se diskutimi mbi delimitimin vjen nga e kaluara, por çështja u referua në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe aty u anulua dhe për këtë arsye, është pala shqiptare ajo që duhet të vazhdojë me procedurat e nevojshme për të ndryshuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas të njëjtit burim, caktimi i kufirit detar dhe delimitimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë “nuk është më ndër prioritetet e menjëhershme të diplomacisë greke”, veçanërisht pas marrëveshjeve që janë arritur tashmë me vende të tjera në rajon, si Italia, por edhe zgjerimit të ujërave territoriale greke në Detin Jon.

“Strategjia e Athinës përqendrohet në zgjidhjen e përgjithshme të çështjeve dypalëshe, por askush nuk po konfirmon në këtë moment se progresi i raportuar nga pala shqiptare do të ndodhë brenda vitit 2026” – citon burimin e saj “Protothema”.

Nga pala greke, theksohet se nuk ka asnjë tekst mbi çështjet dypalëshe dhe çështjet e pazgjidhura që duhen zgjidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë, siç deklaroi zoti Rama në intervistën e tij në Forumin Delphi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI