Flash

A e hoqën interesat e gazit amerikan në Bosnje, Non Grata-n për Dodikun

Lapsi.al 23 April 2026
A e hoqën interesat e gazit amerikan në Bosnje, Non Grata-n për

Që kur lideri historik i opozitës Sali Berisha u shpall Non Grata nga administrata amerikane e demokratëve, me një vendim të Sekretarit të shtetit Blinken, në Shqipëri është rihapur në mënyrë ciklike një debat: A është ky instrument saknsionesh një vendim që merret në bazë të fakteve apo falë lobimeve të ndryshme? Dhe më pas: A mund të hiqet falë parave dhe ndërhyrjeve një sanksion tashmë i shpallur?

Pikërisht një nga shembujt që mund ti shërbejë këtij debati është ai i liderit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik.

Dodik non grata, jep 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA

Ky lider pro rus, mik i Putinit dhe i akuzuar se do të minojë me tendencat e tij separatiste marëveshjen e Dejtonit, u shpall Non Grata nga Uashingtoni në 2022, me motivacionin për "Korrupsion të rëndësishëm" dhe për "Retorikë nacionaliste përçarëse". Por në tetorin e vitit të kaluar, në mënyrë të habitshme administrata Trump e hoqi sanksionin ndaj liderit të serbëve të Bosnjës.

Që nga ky moment alibia "Non Grata nuk hiqet" u rrëzua dhe filluan spekullimet për arsyet që e shpëtuan Dodikun nga "mallkimi amerikan". Një prej tyre ishte se ai kishte ditur të përzgjidhte lobistët e duhur. Ai u lidh me Michael Flynn që shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare i Trump gjatë mandatit të tij të parë. Në vitin 2017, Flynn u dënua se gënjeu FBI-në në lidhje me marrëdhëniet e tij me Rusinë, por Trump e fali atë në vitin 2020. Madje galaksia rrotull Trump shkoi deri aty sa ta quante Dodikun një mbrojtes të krishtërimit.

Por, afersia me sa duket nuk ka qenë vetëm ideologjike. Ka gjasa që pas të gjithë kësaj të fshihen interesa të mëdha financiare. Dhe kjo duket qartë në një artikull të botuar këtë të enjte nga e përditshmja Britanike The Guardian ku flitet për konfiktin mes BE dhe SHBA-së, për ndërtimin e një gazoduku amerikan në Bosnjë, që do të mundësonte kalimin e gazit të lëngshëm amerikan nga Kroacia drejt Bosnjes. Dhe cilët janë personazhet që po lobojnë pranë Sarajevës për këtë projekt? Dy figura të afërta të presidentit Trump, Jesse Binnall, avokati që e mbrojti atë nga akuzat për nxitje të trazirave në Kapitol pas humbjes së tij, dhe Joe Flynn, vëllai i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit, Michael Flynn. Ndonëse këtu lidhja me Mirolad Dodikun fillon të përvijohet, ajo bëhet edhe më e fortë po të shihet se ç'ndodh më pas.

Si njeri i njohur pro Moskës, Dodiku duhet të ishte pro vijimit të furnizimit të vendit me gaz rus, që perëndimi e ndërpreu pas luftës në Ukrainë. Ndonëse gazoduku nuk kalonte gjeografikisht në territorin e Republika serbska, ai mund të bëhej pengesë për ndërtimin e atij ivenstimi 200 milionë dollarësh nga kompania pranë njerëzve të Trumpit, AAFS Infrastructure and Energy. 

Por lideri e serbëve të Bosnjës bëri një piruetë të fortë. Ai e përkrahu ndërtimin e gazsjellsit Southern Interconnection.

A ka ndikuar kjo lëvizje e lidhur drejtpërdrejt me interesat e Vëllezërve Flynn në heqjen e sanksioneve amerikane ndaj tij?

CNN: SHBA hoqi sanksionet ndaj Dodik pas lobimit të aleatëve të Trump

Ndonëse askush se pohon zyrtarisht kjo hipotezë po qarkullon në mënyrë gjithnjë e më bindëse. Gjatë këtij prilli djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr., kreu i perandorisë së biznesit familjar, shkoi personalisht në Banja Luka, qytetin kryesor të Republika Srpsksa në Bosnje Hercegovinë, në një udhëtim që u pa si mbështetje e hapur për familjen Dodik pasi u bë me ftesë të të birit të liderit lokal të serbëve.

Çfarë kërkon vërtet djali i Donald Trump në “oborrin” e Dodikut?

Aty Dodiku e mbështeti publikisht investimin amerikan për gazsjellësin dhe ndonëse askush nuk i di arsyet, ato mund të lidhen me shplarjen e tij nga Non Grata, që më sa duket nuk është punë parimesh, por një mall si gjithë të tjerët.

T. Çela, ©Lapsi.al   

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI