Flash

"Trajtohen si kafshë e egër"/ KShH reagon për rastet e Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Lapsi.al 22 April 2026
"Trajtohen si kafshë e egër"/ KShH reagon për rastet e

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata më e vjetër e të drejtave të njeriut në Shqipëri, ka kundërshtuar mbajtjen në kafaz gjatë gjykimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Mbajtja e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit është në kundërshtim me ligjin dhe standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” tha KShH nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si ‘kafshë e egër’ dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore,” shtoi organizata e të drejtave të njeriut.

Meta dhe Beqaj po gjykohen për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

KShH është vënë në lëvizje nga një shkresë e avokatit të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili ka ngritur shqetësimin se klienti i tij është vendosur në një kafaz sigurie gjatë seancave gjyqësore, fillimisht metalik dhe më vonë kafaz xhami, duke i kufizuar të pandehurit mbrojtjen efektive.

Ky shqetësim nga avokati i Beqajt është ngritur edhe në seancë, por Gjykata e ka hedhur poshtë me vendim, duke argumentuar se vendosja në kafaz nuk është në kompetencën e saj, por e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KShH shprehet se një kërkesë e ngjashme i është drejtuar GJKKO-së edhe nga avokati i ish-presidentit Ilir Meta, duke argumentuar cenim të të drejtave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare për një proces të rregullt.

Ngjashëm me kërkesat e mbrojtjes së të dy të pandehurve VIP, Komiteti i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e Gjykatës përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

KShH thekson se sipas Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës dhe jo e Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa shton se kufizimet ndaj të pandehurit lejohen vetëm në qoftë se ai pengon zhvillimin e seancës.

Sipas KShH, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë ka konstatuar se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues, cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen.

KShH vlerëson se vendosja automatike e dy të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe rrezikon drejtësinë e procesit.

“Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase, përfshi gjykatat,” përfundoi KShH. /Birn/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI