Flash

Rama justifikohet në Athinë: Bëra shaka për Platonin

Lapsi.al 22 April 2026
Rama justifikohet në Athinë: Bëra shaka për Platonin

Kryeministri Edi Rama u justifikua pas pakënaqësisë që shkaktuan në Greqi deklaratat e tij pak kohë më parë se grekët nuk janë pasardhës të Platonit dhe Aristotelit.

Duke folur këtë të mërkurë në Forumin Ekonomik Delphi në Athinë, Rama pohoi se deklaratat e tij ishin për humor, me qëllim që “të ngrohte” atmosferën.

“Patëm një problem kur thashë se grekët nuk janë pasardhës të Platonit, por ishte një mënyrë për të hyrë në atmosferën e diskutimit me kolegun tuaj. Nuk kisha ndërmend të zvogëloja vlerat dhe bukurinë e kulturës dhe historisë greke. Ishte një mënyrë për ta “ngacmuar” pak, sepse ne e marrim veten shumë seriozisht” – tha Rama.

Duke iu përgjigjur një komenti të gazetarit të “Kathimerini” Alexis Papahelas se ai “u shfaq armiqësor” me grekët gjatë intervistës, kryeministri shqiptar e hodhi poshtë karakterizimin.

"Armiqësi? Jo, kurrë. Kam admirim të madh për këtë vend", - tha ai, duke shtuar se ishte thjesht humor që ndoshta nuk i përshtatej tonit të diskutimit.

Megjithatë gazeta greke “Ta Nea” nënvizon se në një moment tjetër të deklaratës së tij, Rama u shfaq i bezdisur kur iu kërkua të komentonte për rastin e Fredi Belerit.

“Pse duhet ta trajtojmë këtë çështje?” pyeti ai, duke vënë në dukje se ka edhe kryetarë të tjerë bashkie që mbeten në burg, ndërsa Beleri është liruar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI