Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Kasa e Lleshi gabojnë penalltitë, Egnatia eliminon Elbasanin: finalja e 4-rt radhazi

Lapsi.al 22 April 2026
Kasa e Lleshi gabojnë penalltitë, Egnatia eliminon Elbasanin: finalja

Egnatia vazhdon të shkruajë historinë e saj në Kupën e Shqipërisë, duke siguruar për herë të katërt radhazi një vend në finale. Rrogozhinasit eliminuan Elbasani vetëm pas goditjeve të penalltive, në një përballje që konfirmoi edhe një herë ekuilibrin e madh mes dy skuadrave.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, edhe sfida e kthimit prodhoi të njëjtin rezultat në kohën e rregullt, duke e shtyrë gjithçka drejt shtesës dhe më pas te “ruleta” e 11-metërshave, aty ku Egnatia u tregua më e saktë dhe më e ftohtë.

Ritëm, raste dhe një baraspeshë që nuk thyhet

Ndeshja nisi me ritëm dhe me avantazhin e shpejtë të miqve. Gruda shënoi në minutën e 11-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ku protagonisti kryesor ishte Bakayoko.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69e901e377ec9.mp4"][/video]

Egnatia kontrolloi pjesën e parë dhe krijoi disa mundësi për ta mbyllur ndeshjen që herët, por mungesa e konkretizimit mbajti gjallë Elbasanin. Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe arritën barazimin në minutën e 57-të, kur Musta shfrytëzoi një goditje këndi për të dërguar topin në rrjetë.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69e9122b13b84.mp4"][/video]

Në vijim, të dy skuadrat patën momentet e tyre, por pa arritur të gjejnë golin vendimtar. Elbasani ishte pranë kualifikimit në fundin e kohës së rregullt, por tentativat e Tsague dhe Abas nuk mjaftuan për të thyer rezistencën e portierit Tandilashvili.

Shtesë me tension dhe një episod që ndryshon gjithçka

Në 30 minutat shtesë, frika për të gabuar dominoi mbi guximin për të fituar. Megjithatë, rasti më i pastër i ndeshjes erdhi në fund, kur Klevis Kasa goditi traversën, duke qenë vetëm pak centimetra larg kualifikimit për Elbasanin.

Ishte momenti që mund të kishte mbyllur gjithçka, por që në fund rezultoi vendimtar në anën psikologjike.

Penalltitë, aty ku vendosen fatet

Nga pika e bardhë, gabimet peshuan më shumë se çdo gjë tjetër. Pikërisht Klevis Kasa, që kishte qenë pranë heroit, gaboi penalltinë e parë për vendasit. Më pas edhe Lleshi nuk arriti të shënonte, duke i dhënë një avantazh të qartë Egnatias.

Nga ana tjetër, gabimi i vetëm për rrogozhinasit erdhi nga Kryeziu, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e sfidës. Në fund, kapiteni Fangaj vulosi gjithçka me penalltinë e fundit, duke shpërthyer festën e madhe.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69e927b5a229f.mp4"][/video]

Një cikël dominimi që vazhdon

Me këtë kualifikim, Egnatia konfirmon statusin e saj si një nga skuadrat më të forta të viteve të fundit në futbollin shqiptar. Katër finale radhazi në Kupë nuk janë rastësi, por rezultat i një projekti të qëndrueshëm dhe ambicies për të fituar çdo trofe në dispozicion.

Dhe tani, rrogozhinasit janë vetëm një hap larg një tjetër trofeu — me ëndrrën që ky sezon të mbyllet me dy kupa në duar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI