Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

"Fati ishte me Egnatian": Gvozdenovic i trishtë, Brahja theu mallkimin e penalltive

Lapsi.al 22 April 2026
"Fati ishte me Egnatian": Gvozdenovic i trishtë, Brahja theu

“Jam shumë i mërzitur, por ky është futbolli. Ka edhe ditë të mira edhe ditë të këqija. Sot erdhi dita e keqe, jam shumë i mërzitur patjetër. Jam shumë krenar për çunat". Ivan Gvozdenovic, tekniku i Elbasanit, nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin në shtëpi nga Egnatia. Sidoqoftë, pas 120 minutash lojë, vetëm penalltitë vendosën se ishin rrogozhinasit ata që shkuan në finale.

Tekniku serb i verdhebluve ka rezerva mbi qasjen e skuadrës së tij, sidomos në pjesën e parë, kur miqtë shënuan gol dhe mund të kishin mbyllur edhe ndeshjen: "Vetëm ndoshta pjesa e parë sot, mund të futeshim pak më të “egër”, nga fillimi. Kjo mund të rregullohej. E rregulluam në pjesën e dytë, ishim shumë mirë, e barazuam rezultatin, ishim shumë shumë mirë".

Gvozdenovic pastaj thumboi edhe kundërshtarin, se luajti gjithë kohën në mbrojtje: "Problem ishte goli i parë nga Egnatia, e cila pastaj ishte gjithmonë me 7 lojtarë mbrapa dhe ishte shumë e vështirë të gjenim rrugën për golin. Ideja e tyre ishte kundërsulm me Grudën si lojtar i shpejtë. Çunat reaguan, ishim më mirë në pjesën e dytë. Por penalltia ka nevojë edhe pak fat e sot fati ishte në krahun e Egnatias".

BRAHJA: "ME PENALLTI NUK KEMI PASUR SHUMË FAT"

“Nuk është se vijmë në një moment të mirë, kishim dy humbje në kampionat. Por çunat e kaluan atë moment. Dua të kem një falënderim të madh për çunat, për gjithë ekipin, dhanë gjithçka sot". Julian Brahja mund të festojë finalen e katërt radhazi të Egnatias së tij, edhe pse nuk ishte fare e lehtë, ashtu si asistenti i Edlir Tetovës e pranon me shumë sportivitet. "Të them të drejtën, në këtë ndeshje s’duhej të gabonim. Ishte një ndeshje e fortë, edhe Elbasani e meritonte të shkonte në finale. Shkuam në penallti, këtë radhë na buzëqeshi neve, por në Kupat e Evropës s’kemi pasur shumë fat, jemi eliminuar dy herë. E kishim lënë që të ndanim 5-shen e parë të gjuajtësve të penalltive në fushë. I vendosëm shpejt e shpejt”, tha Brahja.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI