Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Rama në Abu Dhabi me CEO-n që i dha 118 milionë euro kontratën e 'Smart City'

Lapsi.al 21 April 2026
Rama në Abu Dhabi me CEO-n që i dha 118 milionë euro

Rama zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, ku përveç takimit me Presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed, u takua edhe me CEO-n e grupit G42, Peng Xiao – përfitues i një kontrate të debatueshme pa tender për sistemin e kamerave “Smart City”, me vlerë 118.5 milionë dollarë.

Në takimin me Xiao-n, përveç kryeministrit Rama, morën pjesë edhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, deputeti Ulsi Manja dhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia ky i fundit edhe zyrtari shqiptar që ka firmosur kontratën me kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E pyetur nga BIRN, një zëdhënëse e Këshillit të Ministrave tha se takimi me kreun e G42 ka shërbyer për të “eksploruar dhe diskutuar mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit.

”Projekti “Smart City” parashikon vendosjen e mijëra kamerave inteligjente në hapësirat publike, përfshirë kamera për monitorimin e trafikut në rrugë, shkolla dhe pika kufitare.

“Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe fillimisht parashikohej të kushtonte rreth 60 milionë dollarë. Megjithatë, kostoja e tij pothuajse u dyfishua në 118.5 milionë dollarë pa një shpjegim publik, ndërsa financimi pritet të mbulohet përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.

Projekti do të zbatohet nga kompania Presight AI, pjesë e grupit G42, e cila ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj me kompani kineze.

Në takim me delegacionin shqiptar ka qenë gjithashtu edhe Thomas Pramotedham, administrator i Presight AI.

Projekti është kontestuar gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rreziqet që paraqet për privatësinë e qytetarëve, për shkak të shkallës së gjerë të mbikëqyrjes në hapësirat publike./Reporter

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI