Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Berisha: Rama në Spanjë si prostitutë amorale politike!

Lapsi.al 21 April 2026
Berisha: Rama në Spanjë si prostitutë amorale politike!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence dhe deformim të informacionit publik lidhur me pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar në Barcelona.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama u soll si një prostitutë amorale politike.

“Si mund të quhet një kryeministër që udhëton mijëra kilometra për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar dhe nuk u thotë qytetarëve të vet për këtë, por e paraqet si një vizitë të zakonshme zyrtare? Çfarë emri mund t’i vini ju një kryeministri të tillë që fsheh pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar dhe e shet se ishte për një vizitë zyrtare në Spanjë?

A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike?”, tha ai.”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar këtë sjellje si mungesë përgjegjshmërie dhe transparence ndaj publikut.

Më tej, ai akuzoi Ramën se nuk përfaqëson interesat kombëtare, por vepron mbi baza personale. Sipas tij, pjesëmarrja në një forum ndërkombëtar duhet të trajtohet si një akt përfaqësimi i shtetit dhe jo si një çështje individuale e kreut të qeverisë.

"Së pari, samiti në të cilin u paraqit siç deklaron udhëheqësi i të majtës botërore ekstreme, ishte organizim i tij. Lexoni postimet që ka bërë dhe kënaqësinë që shpreh. Së dyti, ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian. Jo, nuk ishte një samit pro-europian. E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë? Cilat janë arsyet që e fsheh? Burracak, langaraq janë të pakta, por edhe prostitutë politikë. Por edhe e tillë, nuk e fsheh, ti shkove. More pjesë. Je në panel. Je në foto. Kujt ia fsheh ti këtë? Pra, shikoni se çfarë, nuk e di cilën fjalë t’i them, nuk përdor fjalët e tij, me të cilat ka lindur në gojë, nuk ia lejoj vetes, por i them të paktën langaraq. Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros. Mirëpo, këto lëvizje midis ekstremeve të këtij njeriu pa karakter, delinkuent, i kapur nga ligji shqiptar dhe ndërkombëtar, bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët" u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se sjellje të tilla dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe krijojnë konfuzion mbi orientimin politik të vendit, veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrime të lidhura me partnerët strategjikë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI