Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 miliardë euro në ishullin e Sazanit

Lapsi.al 20 April 2026
Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 miliardë euro në ishullin

Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke e argumentuar këtë me vështirësitë teknike, ligjore dhe infrastrukturore që kanë ngadalësuar zbatimin e planit fillestar.

Vendimi i ri i Komitetit të Investimeve Strategjike në fund të vitit 2025 ndryshon disa nga afatet kyçe të përcaktuara një vit më pare në vendimin e vitit 2024 që i jepte statusin e investimit strategjik. Institucionet pranojnë se plani i veprimit nuk u realizua brenda kohës për shkak të kompleksitetit të projektit dhe koordinimit mes institucioneve dhe investitorit amerikan Atlantic Incubation Partners LLC.

Ndryshimet prekin drejtpërdrejt fazën e negocimit dhe përgatitjes së projektit. Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga investitori zgjatet në 90 ditë nga 60 që ishte më parë, ndërsa periudha për negociimin e marrëveshjes rritet në 120 ditë, me mundësi shtyrjeje edhe për 120 ditë të tjera.

Po ashtu, janë rishikuar edhe detyrat për institucionet shtetërore. Ministrisë së Ekonomisë i jepet më shumë kohë për konsolidimin e pronës dhe kalimin e aseteve tek Korporata Shqiptare e Investimeve, ndërsa afatet për përcaktimin e kushteve për zhvillimin e marinës turistike dhe përfshirjen e plazheve në listën zyrtare janë përshtatur gjithashtu.

Një ndryshim i rëndësishëm lidhet me kostot për pastrimin e zonës nga rreziku piroteknik. Ndryshe nga vendimi fillestar ku këto kosto parashikohej të mbuloheshin nga investitori, tani barra i kalon Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumenti thekson se është bërë përparim në disa drejtime. Është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mes palëve, janë zhvilluar 10 raunde negociatash dhe është siguruar ekspertizë për mbrojtjen e interesave të shtetit. Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar inventarizimin e aseteve dhe ka identifikuar kostot për pastrimin e zonës, ndërsa është kryer edhe regjistrimi i pronave.

Projekti

Projekti për zhvillimin e ishullit të Sazanit parashikon një investim rreth 1.4 miliardë euro për ndërtimin e një kompleksi turistik me marina, hotele, rezidenca dhe shërbime të tjera turistike në një sipërfaqe prej rreth 45 hektarësh. Zhvillimi do të realizohet në ishullin e Sazanit në Vlorë, që aktualisht është nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesërisht zonë e mbrojtur detare dhe natyrore.

Investimi është propozuar nga kompania amerikane Atlantic Incubation Partners LLC dhe po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat shtetërore shqiptare përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe Albanian Seaports Development Company. Projekti ka status strategjik. /Marrë nga Monitor.al

Të këshilluara

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, por...

Kryeministri Edi Rama thotë se bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve. Gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë...

20:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI