Flash

Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori i arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 20 April 2026
Nga fama te burgu dhe atentati me 8 plumba, kush është aktori i

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, duke bërë manovra të rrezikshme.

Mishel Prela nuk ka ndaluar pas sinjalit të bërë nga policia, dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Por ky emër nuk është i panjohur për publikun.

Prela është aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri.

Por jeta e tij është një përzierje e famës, burgut, atentatit me 8 plumba dhe deri te deri te jetesa në azilet e Tiranës.

Në nëntor të 2025 ai iu drejtua Fiks Fare për të kërkuar ndihmë, ndërsa tregonte gjithë kalvarin e jetës së tij.

Misheli tregonte se jeta e tij është vërtetë një film, krahas atij të luajturit.

“Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë”, pohon Misheli.

Për këtë ngjarje, ai ka shkuar në burg dhe është akuzuar për plagosje.

“Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë”, thotë ai.

40-vjeçari shton se me personin që ishte konfliktuar ishte sqaruar.

“Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vrarë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat”, rrëfen ai.

Më tej tregon edhe momentin më dramatik me përballjen me vrasësin.

“Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Atentatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di”, shton Misheli.

Në spital ka kaluar një tjetër dramë, që zgjati plot 6 muaj. Në fund, tregonte se pas gjithë këtyre vuajtjeve, kishte mbetur i pastrehë.

“Unë jetoj në qendrën ‘Strehëza’ që është në Shkozë. Momentalisht kam shumë probleme, jam vetëm. Erdha thashë t’i drejtohem Fiksit, artistëve kombëtare dhe ndërkombëtarë kush të dojë të më ndihmojë. Aty ku jam te ‘Strehëza’ jam me 20 veta të tjerë dhe nuk kam mundësi ta mjekoj këmbën as se si të lëviz. Më thanë se do më jepnin një shtëpi. Unë s’kam mundësi tjetër, marr një kemp 140 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat s’më mjaftojnë as për mjekime”, tregonte Misheli.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI