Flash

Magyrar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Lapsi.al 20 April 2026
Magyrar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë , Péter Májár, ka njoftuar se vendi i tij do të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe do të ekzekutojë urdhër-arrestet e lëshuara nga organi i pavarur gjyqësor, përfshirë atë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu .

Sipas mediave të huaja, kryeministri në largim Viktor Orbán njoftoi vitin e kaluar se Hungaria po tërhiqej nga GJPN-ja pasi mirëpriti Netanyahun në Budapest. Ky vendim duhej të hynte në fuqi më 2 qershor 2026.

Pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare më 12 prill, Magjari njoftoi menjëherë se Hungaria do të kthehej në GJPN. Megjithatë, sipas një raporti izraelit mbi bisedën e tij telefonike me Netanyahun, ai e ftoi atë në Budapest më 23 tetor, për 70-vjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër sovjetikëve.

Kur u pyet nga një gazetar për këtë kontradiktë, Magjari sqaroi se kishte ftuar të gjithë udhëheqësit me të cilët foli në telefon.

"Nëse një vend është anëtar i GJPN-së dhe një person i kërkuar kalon nëpër territorin e tij, atëherë ai duhet të ndalohet, nuk kam nevojë të them gjithçka në telefon. E marr si të mirëqenë që çdo kryetar shteti i njeh këto ligje", shtoi ai.

Ndihmësit e tij po shqyrtojnë se si qeveria e ardhshme do ta pezullojë procesin e tërheqjes nga GJPN-ja para 2 qershorit, tha ai. GJPN-ja me seli në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti për Netanyahun për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Mayar njoftoi gjithashtu se seanca e parë e parlamentit të ri do të mbahet në fundjavën e 9-10 majit, kur ai do të betohet gjithashtu.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI