Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Berisha: Protestën tjetër përgjigja jonë ndaj dhunës do jetë proporcionale

Lapsi.al 20 April 2026
Berisha: Protestën tjetër përgjigja jonë ndaj dhunës do

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se protesta tjetër përgjigja e qytetarëve do të jetë proporcionale me dhunën e policisë. Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren para Kryeministrisë, Berisha tha se PD proteston kundër rritjes së çmimit të naftës, varfërimit të shqiptarëve dhe atë çfarë ai e quan 'farsë' elektorale.

Kryedemokrati tha se Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale për shkak të zbatimit të politikave. Sipas tij frika e Edi Ramës është arsyeja e sulmit që u bë ndaj deputetëve demokratë dhe protestuesve.

"Ne ishim në protestë dhe po protestonim. Çfarë kërkonim ne? Natyrisht ne kërkonim largimin e Edi Ramës si armiku më i egër në historinë e kombit pas Enver Hoxhës. Ne protestonim kundër rritjes së çmimit të naftës, protestonim kundër farsës elektorale. Protestonim kundër rritjes së çmimeve, varfërimit të shqiptarëve. Protestonim kundër bllokimit të drejtësisë nga Edi Rama me 83 mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut. Ne ishim në protestë kundër pengesave të mëdha të integrimit në BE.

E para herë që kjo ëndërr shekullore e shqiptarëve është vënë në rrezik nga vjedhjet e Ramës dhe Ballukut që nga viti 1991. Miq, ne ishim në protestë për pagat e ulëta, për pensionet më të ulëta në rajon dhe më qesharake. Për apartamentet mollë e ndaluar që asnjë çift nuk mund t’i blejë për të ndërtuar familjen dhe të ardhmen e tyre në këtë vend. Ne ishim në protestë kundër shpopullimit. Pra ne ishim në protestë për çdo shqiptar. Për ata shqiptarë që kanë guximin të dalin në protestë, por edhe për ata që nuk kanë guximin dhe nuk pajtohen me situatën e tmerrshme.

Ne ishim në protestë për të gjithë ata të cilëve u kërcënohet kafshata e gojës. Ne ishim në protestë si zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve, që sot më shumë se kurrë po kushtron për ndihmë sepse kombi është në situatë të rrezikshme. Shqipëria po përballet me një katastrofë demografike që nuk e ka njohur për shekuj me radhë. Shqipëria përballet me një krizë ekzistenciale për shkak të zbatimit të politikave të Vaso Çubrilloviçit në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e vendit po shtrohet pyetja për Shqipërinë, do jetë apo nuk do jetë.

Dhe për këto arsye, për arsye se protestuam, për arsye se ngritëm zërin, për arsye se refuzuam frikën, ne u sulmuam shtazërisht me granata e plumba gome, me helme me spraj ariu, u goditëm, u tërhoqëm zvarrë sikur të ishim populli i shtypur i Iranit, i Sirisë apo i Irakut. Po kjo të dashur miq na thotë një të vërtetë të madhe. Ne u dhunuam ditën e premte për të njëjtën arsye pse Asadi, ajatollahët dhunojnë popullin e tyre. Sepse ata kanë frikë dhe e bëjnë vetëm nga frika. Frika e Edi Ramës është arsyeja e sulmit që na u bë ne të premten.

Kjo frikë, ky alarm, që nxit dikë të helmojë popullin e tij është veçse karburant për zjarrin e misionit tonë në shpëtimin e Shqipërisë. Por njëkohësisht kjo frikë, ashtu si me të gjithë diktatorët që përmenda, është shenja dalluese e kapitullimit të tyre. Ne nuk dorëzohemi. Dita e premte ishte një fitore për ne sepse ekspozuam frikën dhe tmerrin, ligësinë e pafundme që ka kapur Edi Ramën nga kryengritja jonë. Ne nuk dorëzohemi. Protestën e ardhshme përgjigja jonë në kryengritjen tonë paqësore do të jetë proporcionale, banditë dëgjojeni, me dhunën e pajustifikuar që na u bë" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, por...

Kryeministri Edi Rama thotë se bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve. Gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë...

20:12

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI