Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke vënë në dyshim mënyrën se si ai ka siguruar një nga pasuritë e tij të paluajtshme.
Bwhet fjalw pwr një apartament që sipas deklarimeve tw vetingut tw Altin Dumanit ai jeton prej tetorit të vitit 2004, ndërkohë që kontrata e porosisë për blerjen e këtij apartamenti mban datën 18 gusht 2006. Sipas Berishws, kjo krijon një kontradiktë të fortë që ngre dyshime për falsifikim dokumentesh ose për një marrëdhënie të parregullt pronësie.
[caption id="attachment_1078598" align="alignnone" width="1290"]
Dokument nga vetingu i Dumanit ku ai deklaron se ka hyrë në apartament që nga tetori i vitit 2004[/caption]
“Si mund të banosh në një apartament në vitin 2004 dhe ta porosisësh në vitin 2006?” pyeti Berisha, duke e cilësuar këtë si një rast “të paskrupullt mashtrimi”. Shiko dokumentin më poshtë:
[caption id="attachment_1078599" align="alignnone" width="1280"]
Dokumenti nga vetingu i Altin Dumanit që tregon se apartamenti i tij është porositur në gusht 2006[/caption]
Sipas akuzave të Berishës, kontrata e porosisë është lidhur me shtetasin Andon Pango, të cilin Berisha e përshkroi si një person të dënuar për mashtrim, duke pretenduar se ky i fundit kishte shitur të njëjtin apartament më shumë se një herë. Ai shtoi se Pango është dënuar me 6 vite burg për këto veprime, por ndodhet jashtë vendit.
Berisha shkoi më tej, duke pretenduar se një person i afërt me Dumanin, i përfshirë në strukturat e sigurisë, është përdorur për të ushtruar presion ndaj një çifti të moshuarish, të cilët sipas tij kishin paguar për të njëjtin apartament, në një konflikt pronësie që lidhej me Pangon. Shiko videon më poshtë:
[video width="560" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/badigardi-1.mp4"][/video]
Në vijim, ai ngriti akuza edhe për zvarritje të qëllimshme të procedurave gjyqësore ndaj Pangos, duke pretenduar se vendimi i dënimit nuk është dërguar në Apel prej vitesh, çka sipas tij synon parashkrimin e çështjes.
Deklarata e plotë e Berishës në lidhje me denoncimin ndaj prokurorit të SPAK, Altin Dumani
Ju jeni dëshmitarë se kam denoncuar para jush Altinin me katër banesa. Si e gjora e Edi Ramës, Linda e AKSHI-t me katër prona, që banon me qira. Jo Linda e Surrelit, Linda e AKSHI-t. Edhe ky, nëpunës i shtetit, me një rrogë dhe rrogën e zonjës, arrin të bëhet me katër banesa.
U garantoj se kurrë me rrogë të shtetit nuk mund të blesh në 30 vite se një garsionere apo të themi një dhomë e kuzhinë. Jo, merreni dhe shiheni, bëni hesapet, kaq është. Por dëgjoni se çfarë thotë Altin Gjoka. Është e fortë shumë kjo. Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004. Dëgjojeni tani, mbajeni mend këtë, prej tetorit të vitit 2004. Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani?
Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more? A bukur shumë, këto vetëm tek ky mund t’i gjesh. E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju? Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006. Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006? A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt? Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006.
Po kujt ia ka porositur thoni ju? Dëgjoni pak mashtrimin e madh. Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango. Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.
Prisni tani. Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju.

Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza. Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?
Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin. Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit.
[video width="560" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/badigardi-1.mp4"][/video]
Do e dërgojmë videon të gjithëve. Prisni se është më tutje. Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.
Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg. Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork.
Ç’ndodh tjetër? Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet. Është diku në këto gjykatat e faktit. Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar. Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit. Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.