Flash

5 shtete ende s'njohin Kosovën, Marta Kos: Kemi zhvillime inkurajuese në këtë drejtim

Lapsi.al 20 April 2026
5 shtete ende s'njohin Kosovën, Marta Kos: Kemi zhvillime inkurajuese

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, e pyeti komisionaren Kos se çfarë po bën Komisioni Evropian sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, kur ka diskutuar së fundi me ta dhe si duhet vepruar në këtë drejtim.

“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha shkurt Kos, duke mos dhënë detaje të tjera.

Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.

Mospranimi nga këto shtete vlerësohet si pengesë për rrugën evropiane të Kosovës.

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.

Gjatë mbledhjes, Terras po ashtu e pyeti Kosin se pse nuk e ka vizituar Kosovën ende që kur ka marr mandatin. Komisionarja evropiane tha se pavarësisht se nuk ka qenë në Kosovë, ajo është në kontakt me autoritetet në Prishtinë.

Ajo theksoi se për shkak të situatës politike, është detyruar që ta shtyjë një vizitë në Kosovë. Megjithatë, Kos në fjalën hyrëse në seancë tha se pret që së shpejti të qëndrojë në Kosovë për reformat që lidhin me Planin e Rritjes.

“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndrojë në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, tha ajo.

Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori./rel

Të këshilluara

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, por...

Kryeministri Edi Rama thotë se bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve. Gjatë fjalës së tij në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë...

20:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI