Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

VIDEO/ Moment i sikletshëm kur Macron përqafon dhe puth Melonin

Lapsi.al 17 April 2026
VIDEO/ Moment i sikletshëm kur Macron përqafon dhe puth Melonin

Një skenë mjaft e çuditshme ndodhi në Paris me protagonistë Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni. Një video që qarkullon në internet tregon momentin kur presidenti francez mirëpriste kryeministren italiane në hyrje të pallatit presidencial në Champs-Elysees, për samitin e liderëve evropianë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Videoja tregon momentin kur Meloni del nga makina e saj e veshur me të kuqe, ndërsa Macron i afrohet. Pastaj ai e mban atë relativisht fort nga supet dhe e puth në tërthorazi. Puthja mes tyre zgjati pak më shumë se zakonisht.

Në fakt, shprehja e fytyrës së politikanes italiane ishte karakteristike. Ajo rrotullon sytë dhe më pas i tha diçka Macron dhe të dy shpërthejnë në të qeshura.

Një ditë më parë, Meloni kishte qenë përsëri objekt i sjelljes “kalorësiake” të Edi Ramës, i cili u gjunjëzua përsëri para saj kur e takoi gjatë vizitës së tij në Itali. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI