Flash

Manninger dhe dyshimet mbi aksidentin fatal: e njihte mirë atë kalim të pambrojtur

Lapsi.al 17 April 2026
Manninger dhe dyshimet mbi aksidentin fatal: e njihte mirë atë kalim

Vdekja e Alexander Manninger ka lënë pa fjalë botën e futbollit. Ata që patën privilegjin ta njihnin, të luanin me të dhe ta jetonin nga afër, mbetën të shokuar nga lajmi i ndarjes së tij nga jeta në mëngjesin e djeshëm, të enjten më 16 prill. Makina e Manninger u godit dhe u tërhoq nga një tren në orën 8:20 të mëngjesit ndërsa po kalonte shinat në Nußdorf, pranë Salzburgut. Ndihmat e para nxorën ish-portierin, që udhëtonte vetëm, nga rrënojat. Përpjekjet për reanimim nuk patën sukses.

Ndërkohë, makinisti dhe rreth 25 pasagjerët e trenit me tre vagona mbetën të padëmtuar. Tani mbetet për t’u kuptuar shkaku i aksidentit, që ende është në hetim. Makina e Manninger, një minivan Volkswagen, u tërhoq për disa metra pas përplasjes mbi shina. Goditja ishte fatale për portierin austriak, i cili vdiq në moshën 48-vjeçare. Duhet verifikuar funksionimi korrekt i sinjaleve të ndalimit gjatë kalimit të trenit dhe nëse ato ishin ndërtuar sipas normave, duke qenë se për një periudhë ai segment ishte edhe i mbyllur.

Lexo më tej: Manninger, ish-portieri i Juves, humb jetën: e merr përpara treni, shkaqet të paqarta

Komandanti i zjarrfikësve vullnetarë të Nußdorf, Matthias Ganisl, përshkroi vendin e aksidentit: “Bëhet fjalë në thelb për një rrugë shërbimi që kalon vijën hekurudhore lokale. Duke vazhduar përgjatë kësaj rruge, hasen disa shtëpi pushimi dhe disa liqene peshkimi.” Manninger po shkonte për peshkim, një tjetër pasion i tij, dhe e njihte shumë mirë atë rrugë.

Manninger

Dinamika dhe pikëpyetjet mbi aksidentin e Manninger

Në Austri, sidomos në ato zona, kalimet hekurudhore janë pothuajse të gjitha të ngjashme. Jo gjithmonë kanë barriera, por kalimi i trenave sinjalizohet me semaforë ose tabela ndalimi. Sipas gazetës austriake Kronenzeitung, për të kuptuar çfarë ndodhi, është caktuar eksperti Gerhard Kronreif, i cili do të analizojë të dhënat elektronike të automjetit të Manninger për të rindërtuar saktë dinamikën:

“Falë tipit të mjetit, është e mundur të analizohen me saktësi të dhënat elektronike dhe, për rrjedhojë, sjellja e drejtuesit”.

Sigurisht bëhet fjalë për një rrugë që Manninger e njihte shumë mirë. Duhet verifikuar nëse ish-portieri i Juventus ka tentuar të kalojë pa vënë re sinjalet e ndalimit apo nëse, në rastin e një semafori, pajisja ishte e fikur. Nga pamjet e mediave austriake shihet përplasja mes trenit dhe automjetit të drejtuar nga ish-portieri, i goditur në anën e pasagjerit. Shpejtësia e madhe shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Manninger: ndihmat e para vetëm konstatuan vdekjen e tij.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI