Flash

Duka zbulon të ardhmen e pankinës së Kombëtares:"Ofertën e parë do ta marrë Sylvinho"

Lapsi.al 17 April 2026
Duka zbulon të ardhmen e pankinës së

"Unë kam biseduar me trajnerin e ekipit menjëherë pasi jemi kthyer nga miqësorja torturuese me Ukrainën se të gjithë ishim të plagosur, ne më shumë se Ukraina, se ata nuk e kishin ndjerë sa ne". Armand Duka, presidenti i FSHF-së ka dalë në një konferencë të rëndësishme për shtyp, duke prekur temat më të nxehta të futbollit ku bën pjesë e ardhmja e pankinës së Kombëtares.

Numri 1 i futbollit shqiptar ka treguar bisedimet e bëra me teknikun Sylvinho, që mbetet kandidatura kryesore: "E kam pyetur si e ndjen veten, nëse e udhëheq përsëri këtë skuadër - tha Duka -. E kam detyrim që të jem transparent dhe po i them bisedat siç i kemi bërë me trajnerin. Ai më ka pyetur “Si e mendon ti?”. Në këndvështrimin tim ke energji akoma i thashë. Ai do marrë kohë për ta menduar dhe për të më dhënë përgjigje. Nuk do të thotë që nëse thotë po, ne do të ofrojmë një kontratë të re. Por do të vendosim para ndeshjeve të qershorit nëse ne do vazhdojmë me trajnerin apo me një tjetër".

Lexo më tej: Sylvinho: E kishim të vështirë të reagonim, shpenzuam shumë energji pas Polonisë

Në një sqarim në lidhje me rinovimin e brazilianit deri në korrik, Duka ka dyshimet e tij. Sidoqoftë, dyshime që u krijuan vetëm sepse Shqipëria dështoi të shkonte në Botëror, përndryshe kjo do të kishte qenë një lëvizje intuitive e vlefshme: "Mbase kontrata duhej të ishte deri në mars në fund të play-off, por ne kishim rënë dakord që në nëntor e padyshim mund të kishte qenë ndryshe. Nuk mund të bënim kontratë deri në mars se do ishte demotivuese për skuadrën. I jepnim mesazh që nuk shkojmë në Botëror, ndaj kontrata e trajnerit është deri pasi të përfundojë Botërori”, tha Duka.

Trajner shqiptar? Njëherë dikush u tërhoq në momentin e fundit

A ka ardhur koha për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares? Ndoshta është një nga dilemat që ndajnë tifozët dhe specialistët, por Duka ka treguar se e mendon vazhdimisht dhe se në një moment ishte gati të caktonte një shqiptar në krye të kuqezinjve: “I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlehtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim që e kam menduar dhe padyshim përsëri e mendoj, por do të shohim".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI