Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Vodafone Albania certifikohet sërish si “Rrjeti më i Mirë” nga Umlaut për vitin 2026

Lapsi.al 16 April 2026
Vodafone Albania certifikohet sërish si “Rrjeti më i

Vodafone Albania është vlerësuar edhe për vitin 2026 nga Umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri, si në telefoninë celulare ashtu edhe në atë fikse. Ky është një certifikim i përvitshëm tashmë për Vodafone Albania, i bazuar në testime të pavarura dhe në përvojën reale të përdoruesve në terren.

Gjatë një interviste në emisionin Wake Up, Ornela Kosho, Drejtuese e ekipit të Cilësisë së Rrjetit në Vodafone Albania dhe Gentian Bajraktari, Drejtor i Rrjetit në Vodafone Albania, shpjeguan se ky vlerësim lidhet drejtpërdrejt me mënyrën si funksionon rrjeti në përdorimin e përditshëm.

Sipas tyre, ajo që për përdoruesin duket si një veprim i thjeshtë, si hapja e një aplikacioni si Instagram, YouTube apo WhatsApp, përfshin në fakt një sërë procesesh që ndodhin në milisekonda. Telefoni lidhet me antenën më të afërt, të dhënat kalojnë përmes rrjetit qendror dhe serverëve ndërkombëtarë, dhe kthehen te përdoruesi pothuajse menjëherë. Kjo është eksperienca që mat edhe Umlaut: shpejtësinë, stabilitetin dhe besueshmërinë e lidhjes në jetën reale.

Në këtë kontekst, vlerësimi si “rrjeti më i mirë”, sipas Ornela Koshit, nuk është një çmim marketingu, por një rezultat që bazohet në indikatorë konkretë si shpejtësia e internetit, cilësia e thirrjeve, stabiliteti në zona të mbipopulluara dhe funksionimi në ambiente të ndryshme. Testimet kryhen në kushte reale, në qytete, rrugë dhe zona rurale.

Përfaqësuesit e ekipit të rrjetit në Vodafone Albania theksuan gjithashtu se ndërtimi dhe mirëmbajtja e një rrjeti të këtij niveli kërkon investime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe teknologji. Rrjeti nuk është një sistem statik, por një strukturë që përditësohet vazhdimisht për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje. Si shembull u përmend edhe investimi në teknologjinë 5G, si pjesë e përgatitjes për nevojat e së ardhmes.

Të pyetur se pse në situata me ngarkesë të lartë, si plazhe, koncerte apo evente të mëdha, performanca e rrjetit mund të ndikohet, ekspertët e Vodafone Albania shpjeguan se kjo është një sfidë e njohur që menaxhohet përmes rritjes së kapacitetit dhe optimizimit të trafikut.

Gentian Bajraktari solli si shembull një rast konkret, duke theksuar se, edhe pse mbetet sfidë menaxhimi i një numri të lartë përdoruesish në të njëjtën kohë, janë gjetur zgjidhje efektive. Gjatë vitit të kaluar, më shumë se 20 mijë sportdashës arritën të përdornin internetin në kohë reale gjatë një ndeshjeje në stadiumin “Air Albania”, falë infrastruktures shtesë të vendosura për të përballuar fluksin e lartë te trafikut ne evente masive.

Në përfundim, u theksua se rëndësia e rrjetit shpesh kalon pa u vënë re nga përdoruesit, por bëhet evidente në momentet kur nuk funksionon siç duhet. Në këtë kuptim, cilësia e rrjetit mbetet një element thelbësor në përditshmërinë digjitale. Ky vlerësim i përvitshëm nga Umlaut konfirmon konsistencën e Vodafone Albania në ofrimin e një përvoje të qëndrueshme dhe cilësore për përdoruesit në të gjithë vendin. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI