Flash

Vendimet e gjykatave, çfarë rrezikon Shqipëria me Aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 16 April 2026
Vendimet e gjykatave, çfarë rrezikon Shqipëria me Aeroportin e

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian po hyn në një fazë kritike. Nga njëra anë, zhvillimet politike, përfshirë mosveprimin ndaj figurave të larta shtetërore, kanë krijuar te partnerët evropianë një perceptim të fortë për mungesë vullneti në forcimin e shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër, po merr formë një rrezik edhe më konkret dhe i matshëm: ekspozimi i Shqipërisë ndaj një arbitrazhi ndërkombëtar, i lidhur drejtpërdrejt me projektin strategjik të Aeroportit të Vlorës.

Në këtë panoramë, emrat e Belinda Ballukut dhe Valon Ademit nuk mund të anashkalohen. Jo vetëm për shkak të rolit institucional të znj. Balluku në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, por edhe për shkak të lidhjeve indirekte familjare dhe ekonomike, që krijojnë një perceptim të qartë ndikimi.

Skema është e njohur. Arbër Abazi, i lidhur familjarisht me rrethin e Belinda Ballukut, rezulton të ketë bashkëpunime të drejtpërdrejta biznesi me familjen Ademi. Nga kjo linjë, krijohet një lidhje e tërthortë mes rrethit të Ballukut dhe Valon Ademit. Në vetvete, këto lidhje nuk përbëjnë shkelje. Problemi lind kur ato përkojnë me zhvillime konkrete në terren dhe në institucione.

Në rastin e Aeroportit të Vlorës janë evidentuar situata të përsëritura: ushtrimi i të drejtave të investitorit është penguar, vendime gjyqësore absurde dhe shpesh kontradiktore kanë deformuar procesin, ndërhyrjet në kantier dhe në administrim kanë krijuar tension dhe pasiguri operative.

Këtu hyn në lojë një element që e bën situatën edhe më problematike: pesha reale e aktorëve në raport me ndikimin që ushtrojnë. Valon Ademi, aksioner me vetëm 2% në projekt, po projektohet në praktikë si një aktor me ndikim shumë më të madh se pesha e tij reale. Kjo disproporcion mes aksioneve dhe kontrollit faktik ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si po funksionon sistemi.

Sidomos kur ky ndikim duket se mbështetet dhe konsolidohet nga vendime gjyqësore absurde, që në vend të zgjidhin konfliktin, e thellojnë atë. Në këtë kontekst, mënyra se si projektohet roli i Valon Ademit mbetet veçanërisht shqetësuese.

Ai perceptohet se po vepron me një nivel sigurie dhe ndikimi që tejkalon rolin e një aksioneri minoritar 2%, duke u imponuar në procese dhe duke shfrytëzuar rrjete lidhjesh që lidhen indirekt me qendrat e korruptuara të vendimmarrjes. Në çdo vend që aspiron standardet e Bashkimit Evropian, një situatë e tillë do të kërkonte transparencë të menjëhershme dhe verifikim institucional.

Por dimensioni më i rëndësishëm përtej ai politik, është edhe në kontekstin e jurisprudencës ndërkombëtare.

Sepse ajo që po ndodh në këtë projekt përkthehet drejtpërdrejt në terminologjinë e arbitrazhit ndërkombëtar si shpronësim indirekt, mohim i drejtësisë dhe shkelje e standardit të trajtimit të drejtë dhe të barabartë ndaj investitorit.

Nëse këto elemente konsolidohen në një dosje arbitrazhi, rasti i Aeroportit të Vlorës mund të shndërrohet në një nga çështjet më të kushtueshme për shtetin shqiptar dhe precedentët ekzistojnë.

Rastet e mëparshme kanë treguar se Shqipëria ka paguar shtrenjtë sa herë që vendime të dyshimta, shpesh të lidhura me ndërhyrje dhe me vendime gjyqësore absurde, kanë cenuar sigurinë juridike dhe mbrojtjen e investimeve.

Dallimi këtë herë është se bëhet fjalë për një projekt strategjik, me ekspozim të lartë ndërkombëtar. Kjo e bën çdo vendim të marrë sot nga gjykatat, shumë më të rëndë në pasoja.

Vendime pritet të analizohen në detajej në forume ndërkombëtare, ku çdo element, nga vendimet gjyqësore, sidomos kur ato perceptohen si të dyshimta bëhet pjesë e vlerësimit të përgjegjësisë së shtetit.

Përgjegjësia është e qartë. Çdo veprim apo mosveprim që kontribuon në krijimin e një situate arbitrazhi nuk është një risk i drejtpërdrejtë financiar për Shqipërinë. Dhe ky risk lidhet sot konkretisht me mënyrën se si po zhvillohen proceset rreth Aeroportit të Vlorës, me rolin disproporcional të një aksioneri minoritar 2% si Valon Ademi, si dhe me ndikimin e perceptuar nga emri i Belinda Ballukut në sfondin institucional.

Nëse Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të garantojë një sistem ku drejtësia është e pavarur, investimet janë të mbrojtura dhe vendimmarrja nuk ndikohet nga rrjete informale.

Në të kundërt, rreziku është i menjëhershëm dhe i dyfishtë: bllokim i mëtejshëm i integrimit evropian dhe hapja e një arbitrazhi ndërkombëtar që mund të kushtojë miliona euro. Dhe këto miliona në fund i paguan shteti. I paguan qytetari shqiptar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI