Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Kontrolle në Zubin Potok, zbulohen armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Lapsi.al 16 April 2026
Kontrolle në Zubin Potok, zbulohen armatime të shumta në banesa

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më 16 prill ka kryer bastisje në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku ka sekuestruar armatime të llojeve të ndryshme dhe municione.

Policia njoftoi se bastisjet u kryen pas informacioneve të marra nga qytetetarët në fshatin Banovë dhe Prevllak të Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, në bastisjen e parë në një shtëpi të pabanuar u gjetën katër pushkë të llojeve të ndryshme, tri radiolidhje, një kamerë dhe 223 fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Në rastin e dytë, gjatë një kontrolle në një shtëpi, autoritetet gjetën një pushkë pa leje dhe 3 fishekë, informon REL.

“Në këtë lokacion është hasur personi M. R. [1972] i cili është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është liruar, ndërsa do të hetohet për veprën panel ‘armëmbajtje pa leje’”, u tha në njoftim.

 

 

Bastisja tjetër u krye në një shtëpi tjetër të pabanuar ku u gjetën një armë AK-47, 3 karikatorë, 88 fishekë për armë të gjata dhe një granatë dore e llojit M75, e prodhimit jugosllav.

“Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat kanë tërhequr mjetin eksploziv në mënyrë të kontrolluar”, tha policia lidhur me këtë rast.

Në një shtëpi tjetër të pabanuar, policët gjetën një armë AK-47 dhe 19 fishekë. Po ashtu, sipas njoftimit në një rast të ndarë, po ashtu në një shtëpi të pabanuar u gjet një pushkë e llojit M48, një pushkë gjuetie dhe 33 fishekë.

Ndërkaq, në një hambar Policia gjeti një mekanizëm të armës së gjatë M-48, një bajonetë dhe uniforma ushtarake.

Për të gjashtë rastet, Prokurori i Shtetit ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se provat e gjetura dëshmojnë se ka përpjekje për të cenuar sigurinë e Kosovës.

“Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend”, shkroi Sveçla në Facebook, ku publikoi një video të armatimeve të sekuestruara.

Ai shtoi se çdo veprim që rrezikon rendin, ligjin dhe sigurisë do të trajtohet pa asnjë kompromis.

Edhe në të kaluarën, veçmas që nga sulmi i armatosur i shtatorit të vitit 2023 në Zveçan, autoritetet kanë sekuestruar armatim dhe municion në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Në nëntor të vitit të kaluar, kur ishin gjetur detonatorë në Leposaviq, Sveçla e kishte akuzuar Serbinë, se “përmes bandave kriminale e terroriste” vazhdon të planifikojë “sulme terroriste në Kosovë”.

Për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës, Kosova e fajëson Beogradin. Por, Serbia mohon çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – të cilin Prishtina kërkon që Beogradi ta ekstradojë në Kosovë.

Ndaj tij dhe 44 personave të tjerë është ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, teksa gjykimi ndaj tre të akuzuarve në këtë rast, po shkon drejt fundit./ REL

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI