Flash

Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin e moshës në rrjetet sociale

Lapsi.al 15 April 2026
Von der Leyen: Gati aplikacioni për verifikimin e moshës në

”Aplikacioni ynë evropian”, i testuar në pesë shtete anëtare, përfshirë Italinë, për verifikimin e moshës është teknikisht gati dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për qytetarët dhe ky aplikacion do t’u mundësojë përdoruesve të vërtetojnë moshën e tyre kur hyjnë në platformat online, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Ata që duhet t’i rrisin fëmijët janë prindërit, jo platformat”, shtoi ajo.

“Vjeshtën e kaluar… u angazhova për ta bërë botën online më të sigurt për fëmijët. Ne e dimë se teknologjia digjitale mund t’u ofrojë fëmijëve mundësi të jashtëzakonshme, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se këto përfitime shoqërohen me rreziqe kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në internet, situata është jashtëzakonisht shqetësuese”, shpjegoi ajo.

Duke folur për aplikacionin, Von der Leyen theksoi se “është i lehtë për t’u përdorur, e shkarkoni aplikacionin, e konfiguroni me pasaportën ose kartën tuaj të identitetit. Më pas, vërtetoni moshën kur hyni në shërbimet online”.

“Ai përmbush standardet më të larta të privatësisë në botë. Përdoruesit do të vërtetojnë moshën e tyre pa zbuluar asnjë informacion tjetër personal. Me fjalë të thjeshta, është plotësisht anonim dhe përdoruesit nuk mund të gjurmohen”, tha ajo.

Aplikacioni gjithashtu “funksionon në çdo pajisje: telefon, tablet, kompjuter dhe është plotësisht me kod të hapur”, çka sipas saj “do të thotë se edhe vendet partnere mund ta përdorin”.

“Platformat online mund të mbështeten lehtësisht te aplikacioni ynë për verifikimin e moshës. Pra, nuk ka më justifikime. Evropa ofron një zgjidhje falas dhe të lehtë për t’u përdorur që mund të mbrojë fëmijët tanë nga përmbajtjet e dëmshme dhe të paligjshme”, theksoi ajo.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI