Flash

Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh

Lapsi.al 15 April 2026
Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh

Paralajmërim Publik: Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh Edhe pse njohja ime me z. Pacolli është sipërfaqësore dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj sponsorizimi (direkt apo indirekt) prej tij.

Por ndjej detyrim moral ndaj taksapaguesve shqiptarë të paralajmëroj publikisht:

Nëse z. Pacolli i drejtohet Arbitrazhit Ndërkombëtar, vendi ynë rrezikon një gjobë që varion nga 250 deri në 400 milionë euro.

Ky paralajmërim bazohet në pikat e mëposhtme:

1. Cenimi i sigurisë juridike: Është cenuar rëndë parimi i sigurisë juridike për investitorët e huaj dhe vendas.

2. Vonesat e pajustifikuara: Qeveria ka shkaktuar vonesa të pajustifikuara në realizimin e investimit sipas kontratës, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me palët e treta, çka i shkakton investitorit humbje të konsiderueshme.

3. Trajtimi i pretendimeve për financime të huaja: Edhe nëse do të kishte dyshime për ndikime apo financime nga vende jomiqësore, ligji kundër pastrimit të parave detyron çdo kompani të deklarojë partnerët që zotërojnë mbi 25% të aksioneve.

Janë strukturat e Inteligjencës Financiare dhe shërbimet sekrete ato që duhet të kryejnë hetime të thelluara.

Nëse vërtetohen shkelje, Qeveria ka të drejtë që për arsye të sigurisë kombëtare, përmes një VKM-je, të anulojë tenderin.

Deri më sot, nuk ka asnjë vendim zyrtar apo provë për këto akuza publike.

4. Zonat "Offshore": Duhet sqaruar se zonat "offshore" nuk janë shpikje e z. Pacolli, por instrumente ligjore që mundësojnë shmangien fiskale (optimizimin e taksave) dhe jo evazionin fiskal.

Nevoja për veprim të menjëhershëm. Duke qenë se zyrtarisht nuk jemi në asnjë prej situatave penalizuese të sipërpërmendura, duhet nxituar në qartësimin e situatës juridike të z. Pacolli.

Gjyqësori duhet të eliminojë çdo zvarritje dhe Qeveria ka detyrimin ta zgjidhë këtë "nyje gordiane", për të shmangur riskun e lartë të një gjobe varfëruese.

Një retrospektivë e paralajmërimeve të mia: Rasti "Becchetti": Paralajmërova për gjobën dhe ndodhi; shteti u ndëshkua me 140 milionë euro (plus interesat).

Rasti "Bankers Petroleum" Bëra thirrje publike kundër bllokimit të njëanshëm të llogarive bankare të kompanisë, pasi kontrata na penalizonte.

Gjoba erdhi rreth 150 milionë euro, të cilat qeveria u mundua t'i fshihte.

Rasti "General Electric" (2005) Për hekurudhën Tiranë-Durrës, vetëm një deklaratë e nxituar qeveritarevevPD-së për "elementë korruptivë"

mjaftoi që kompania globale të fitonte 21 milionë dollarë ndaj shtetit shqiptar në gjyq.

Përfundim:

Mesazhet e mia burojnë vetëm nga detyrimi profesional dhe mirënjohja ndaj vendit tim.

Qëllimi është mbrojtja e taksa pagueshëvë të varfër nga gjobat tmerrësisht të larta, të cilat rëndojnë drejtpërdrejt mbi varfërimin tonë./Marrë nga Facebook i autorit

Të këshilluara

Edhe korrupsion, edhe rritje ekonomike!

Kryeministri bëri një pyetje retorike: “A mund të kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike në të njëjtën kohë?” Megjithëse kryeministri e shtroi këtë pyetje j...

18:42

Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja

Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bej Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin dhe hipokrizinë patr...

12:30

Llogaritë e gabuara me Porto Romanon

Qeveria pretendon se po ndërton një superport në Porto Romano që do të përpunojë deri 2 milion TEU (kontenier). Sipas Dhomës Amerikane të Tregëtisë SHBA-Shqi...

13:41

Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të ma...

12:25

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë. Marrëzia...

14:47

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI