Flash

"Ku është Braho", banorja nga Kurbini hipën mbi kangjella, futet në oborrin e SPAK

Lapsi.al 15 April 2026
"Ku është Braho", banorja nga Kurbini hipën mbi

Një banore nga Kurbini ka hyrë në ambientet e SPAK duke kërkuar drejtësi për një konflikt pronësie që, sipas saj, zgjat prej vitesh. Drane Gjoka akuzon Bashkinë e Laçit dhe kryebashkiaken Majlinda Cara se i kanë përvetësuar pronën. Në video banorja nga Kurbini dallohet teksa futet në ambientet e SPAK përmes kangjella, ndërsa një polic tenton ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë.

“Ku është kryetari i SPAK. Pse më shtrëngon dorën? Çfarë e ke Majlinda Carën? Më ka marrë pronat, mi ka përvetësuar, mi ka shkatërruar pronat”, dëgjohet të thotë ajo teksa polici tenton ta nxjerrë jashtë.

Sipas saj, konflikti lidhet me një pronë ku jeton prej viteve ’90 dhe për të cilën pretendon se ka edhe një vendim gjykate në favor. Por, Gjoka shprehet se me urdhër të Carës i është përvetësuar prona.

"Problemi jonë është se shkatërrimi dhe përvetësimi i pronës nga Bashkia Laç. Banesa më është dëmtuar nga ujërat e bardha, më kanë vënë 3 puseta të jashtëligjshme sipër shtëpisë. Kam blerë kundërajrorin, e kam blerë sipas rregullave që ishin në fuqi që dolën asaj kohe. Jetoj që në ’90 në atë shtëpi, kam bërë gjyq dhe e kam fituar me vendim gjykate për atë ndërtesë. Këtë ndërtesë, më ka ardhur Gjovalin Isufi, duke e ditur shqetësimin tim, ka ardhur për të bërë zbatim vendimi gjykate. Kishin sjellë komshinjtë me mbush një dhomë me bar. Kam bërë kallëzime penale në prokurori, janë letrat në Gjykatën e Apelit, vendimet kanë marrë gjithmonë kundër meje. Kam ardhur për të bërë kallëzim në SPAK, e kam çuar me postë dhe s’kam marrë përgjigje. Nuk mban më ujë pilafi. Më datë 7, kam bërë kërkesën për ndërtesën, për barakën e bagëtive dhe s’më janë dhënë letrat kurrë, kurse mirditorëve ua kanë dhënë letrat, këto letra s’m’i japin sepse kushëriri i burrit të deputetes është komshi me mua dhe s’më lejon. S’ma ka dhënë kryetarja e bashkisë të drejtën, është sipërfaqe 2 dynym që nuk më kanë dhënë letrat. Kam pasur 7 dynym. Kam dhënë një hyrje për 7 dynym, ka qenë ’90. Nga SPAK kërkoj, kam bërë 3 kërkesa dhe këto i ka fshirë Rexhina Orendi, përgjegjësja e dhomës së ALUIZNI-t", thotë ajo.

Gjoka kërkonte të bënte kallëzim në SPAK, por oficerët e udhëzuan se duhet ta depozitojë me shkrim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI