Flash

Berisha: Rama, Lubia, Balla po i marrin aeroportin Pacollit, rrezikojmë 500 mln euro

Lapsi.al 15 April 2026
Berisha: Rama, Lubia, Balla po i marrin aeroportin Pacollit, rrezikojmë 500

Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Berat, kreu i demokratëve Sali Berisha ka folur edhe për ngërçin në aeroportin e Vlorës duke e quajtur atë një aferë të tmerrshme korruptive. Sipas Berishës, kryeministri Rama në bashkëpunim me ish-zv.kryeministren Balluku dhe kreun e grupit të PS, Taulant Balla janë bërë bashkë për t'i marrë aeroportin biznesmenit Behgjet Pacolli duke përdorur kompaninë që ka minorancën me 2% të aksioneve dhe duke përdorur gjykatat.

Berisha tha se aksionerët realë të aeroportit janë tre, Rama, Lubia dhe Balla dhe synimi i tyre është të përfitojnë 10 milion eurot e biletave për të cilat shteti ka dalë garant, por për këtë shqiptarët rrezikojnë të paguajnë rreth 500 milion euro në arbitrazh.

"E marrin Pacollin, e ka shpjeguar në mënyrën më brilante. E marrin atë, e marrin edhe turkun e rastit që u duhej dhe Pacollin e nxjerrin këtu mbrapa, pazaret i bëjnë me turkun. Po. Në zyrë kjo. Lubia përsëri. E ka shpjeguar. Si përfundim, përfundon që aeroporti do jetë ky që është 130 milionë, por ju të dashur qytetarë do paguani çdo vit këtij që do e mbajë aeroportin për 35 vite, do i paguajnë çdo vit nga 10 milionë euro bileta të munguara

Ndiqeni se këtu bëhet beteja tani. Çfarë do jetë nën 600 mijë pasagjerë nën vit, do i paguajë arka e shtetit.

Tani këtu është e gjithë puna. Del një thotë e kapen me aksionet, jo janë kaq të miat, jo janë kaq të tuat.

E gjithë puna është absolutisht se Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla janë aksionerë për të marrë çdo vit 10 milionëshin e biletave të munguara. Gjë e turpshme, gjë kriminale. Gjë e pabesueshme. Po sa janë këto?

Janë 130 milionë. Tani e marrin Pacollin, ia mbyllin hyrjen në aeroport dhe i thonë që nuk ke punë më ti.

Ia marrin me gjykatë tani. Me urdhër gjykate. Dhe ky do shkojë në arbitrazh dhe ne mund të gjobitemi si rezultat i këtij akti edhe 300, edhe 400, edhe 500 milionë euro pa asnjë hezitim nga arbitrazhi.

Pra, këta janë." u shpreh Berisha.

Pak ditë më parë, në një intervistë në Opinion, presidenti i MABCO-s, Behgjet Pacolli tha se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin që nga gushti i vitit të kaluar, kur ka tentuar të shpjegojë problematikën. “Shpresoj shumë që kryeministri informohet. Unë nuk kam asnjë tagër t’i shkruaj. Në takimin e gushtit ia kam thënë ku qëndron problemi”, u shpreh ai.

Situata nw kantierin e aeroportit tw Vlorws është përshkallëzuar edhe më tej në ditët e fundit, kur administrata e kontrolluar nga 2% i Valon Ademit ka ndaluar hyrjen jo vetëm për specialistët e huaj, por edhe për drejtues teknikë dhe inxhinierë të MABCO, duke shkuar deri në paralajmërime për ndërprerje kontrate.

Kjo nuk do të ishte e mundur pa një klimë favorizuese të pushtetit, pa një seri vendimesh gjyqësore që kanë përmbysur peshën reale të investitorëve dhe pa një lloj bashkëpunimi okult me interesa korruptive, që i ka dhënë Valon Ademit luksin të përshkallëzojë veprimet arbitrate në kantier, edhe pse në letër përfaqëson vetëm 2% të kompanisë Vlora International Airport.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI