Flash

Sistemi i ri i kontrollit, radhë dhe vonesa fluturimesh në aeroportet europiane

Lapsi.al 13 April 2026
Sistemi i ri i kontrollit, radhë dhe vonesa fluturimesh në aeroportet

Mijëra udhëtarë po përballen me radhë të gjata, vonesa të mëdha dhe anulime fluturimesh në shumë aeroporte evropiane për shkak të sistemit të ri të kontrollit kufitar (EES) të Bashkimit Evropian. Sistem ky i cili kërkon regjistrim biometrik gjatë hyrjes dhe daljes nga zona Shengen.

Sistemi i ri kërkon mbledhjen e të dhënave biometrike, siç janë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë, për udhëtarët nga vendet jashtë zonës Shengen, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Radhë të gjata dhe vonesa u raportuan të shtunën dhe të dielën në aeroportet kryesore evropiane, përfshirë Gjenevën, Lisbonën dhe Maltën, ndërsa probleme u raportuan edhe në qendra si Brukseli dhe Holanda.

Sipas mediave të huaja, ndërprerjet vazhduan edhe sot, me pasagjerët në Aeroportin e Brukselit dhe Schiphol të Amsterdamit që raportuan vonesa deri në dy orë në mediat sociale në kontrollin e pasaportave. Në Milano, pasagjerët raportuan se njerëz u ranë të fikët pasi pritën deri në tre orë në kontrollin e pasaportave të dielën në mbrëmje. Rreth 100 klientë të easyJet mbetën të bllokuar në aeroportin e Milanos Linate ndërsa prisnin të hipnin në një fluturim për në Mançester, pasi ekuipazhi vendosi të nisej pa ta.

Kompania ajrore tha se situata ishte jashtë kontrollit të saj dhe se problemet ishin për shkak të sistemit të ri të kontrollit kufitar të BE-së, duke i përshkruar vonesat si të papranueshme. EasyJet thuhet se e vonoi fluturimin me 52 minuta për t'u dhënë pasagjerëve më shumë kohë për të kaluar kontrollin e pasaportave. Megjithatë, ndërsa ekuipazhi i afrohej numrit maksimal të orëve të lejuara për arsye sigurie, fluturimi u nis me shumë vende bosh.

Të këshilluara

Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Gjermania ka vendosur të ndërhyjë me masa emergjente për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, të shkaktuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindje...

19:57

Spanja rihap ambasadën e saj në Teheran

Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, është rihapur. Agjencitë ir...

19:56

Kush humbi dhe kush fitoi nga rrëzimi i Orban

Fundi i një epoke në Hungari për sundimin 16-vjeçar të Viktor Orban. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara të dielën në mbrëmje, Péter Magyar duket se ka sig...

19:36

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI