Flash

Pacolli: “Kam frikë se Rama nuk është informuar drejt për Aeroportin e Vlorës”

Lapsi.al 13 April 2026
Pacolli: “Kam frikë se Rama nuk është informuar drejt

Presidenti i MABCO-s, Behgjet Pacolli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e informacionit të saktë në nivelet më të larta të qeverisë lidhur me situatën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Në intervistën për Opinion me Blendi Fevziu, biznesmeni ka lënë të kuptohet se bllokimi i projektit mund të jetë pasojë e një keqinformimi të Ramës për atë që ndodh në terren.

Pacolli tha se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin që nga gushti i vitit të kaluar, kur ka tentuar të shpjegojë problematikën. “Shpresoj shumë që kryeministri informohet. Unë nuk kam asnjë tagër t’i shkruaj. Në takimin e gushtit ia kam thënë ku qëndron problemi”, u shpreh ai.

Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që vendimmarrja të jetë e ndikuar nga informacione jo të plota ose të pasakta. “Frigohem se Rama nuk është i informuar drejt. Nuk e di situatën ku qëndron, besoj se ka shumë punë”, deklaroi Pacolli.

Megjithatë, ai shmangu një kritikë direkte ndaj kryeministrit, duke e vendosur përgjegjësinë më shumë te hallkat ndërmjetëse të administratës. “Nuk kam pretendime për z. Rama për arsye se ai është kryeministri ynë dhe ka detyra të tjera, por shpresoj që njerëzit rreth tij ta kenë informuar drejt”, tha Pacolli, përpara se të shtonte një dyshim të qartë: “por kam frikë se nuk është informuar drejt”.

Biznesmeni gjithsesi ngriti shqetësimin në studion e Opinion, se Rama duhet ta dijë që njerëzit e MABCO janë larguar me dhunë nga aeroporti. “Kam frikë se kryeministri nuk e di që unë prej tetorit nuk mundem me punu. A e di kryeministri që njerëzit e mi, që unë i paguaj, ndalen dhe nuk punojnë?”

MABCO ka denoncuar atë që e quan "shpronësim de facto" nga Aeroporti i Vlorës, nëpërmjet disa vendimeve të ndërmjetme të gjykatave që kanë prodhuar një situatë të tensionuar në terren. Deri më tani MABCO ka investuar gati 90 milion euro, por është përjashtuar nga aktiviteti në kantier dhe nga vendimmarrja në shoqërinë koncesionare, ndërkohë që mban peshën kryesore financiare të projektit.

Pacolli paralajmëroi gjithashtu se kompania që ai drejton ka kapacitete të brendshme për të verifikuar dhe hetuar zhvillimet kontraktore, në rast se situata nuk zgjidhet. “Nuk dua të spekulloj, por sinqerisht ju them që një kompani globale me 16 mijë njerëz kemi edhe një shërbim investigativ… ata investigojnë kontrata në gjithë botën”, deklaroi ai.

Deklaratat e Pacollit  në Opinion, kur ai akuzoi gjykatat, policinë, mediat dhe administratën për ndërhyrjet në aeroport, përforcojnë tezën se ngërçi nuk është vetëm një konflikt mes aksionerësh, por një situatë ku kompania zvicerian ka përballë segmente të korruptuara të pushtetit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI