Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Pacolli: Aeroporti i Vlorës nuk hapet, nëse mbetet nën kontrollin e 2%

Lapsi.al 13 April 2026
Pacolli: Aeroporti i Vlorës nuk hapet, nëse mbetet nën kontrollin

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës rrezikon të mos vihet kurrë në funksion, nëse kontrolli i tij mbetet në duart e aksionerit minoritar me vetëm 2% të aksioneve. Ky është paralajmërimi i drejtpërdrejtë i presidentit të MABCO-s, Behgjet Pacolli, i cili në një intervistë për Opinion ka përshkruar një situatë të bllokuar në terren, të shoqëruar me përjashtimin e investitorit kryesor nga çdo vendimmarrje.

Pacolli theksoi se MABCO mbart peshën reale financiare dhe teknike të projektit, ndwrsa tha se raportimet pwr problematika nw lidhje me kushtet qw plotwson kompania e tij pwr tw ndwrtuar njw aeroport janw spekulime. “Kam ndërtu jo një aeroport, por disa aeroporte, jo një kullë, por disa kulla… është e pamundur që pas 50 vitesh eksperiencë të vijmë këtu me duar në xhepa”, u shpreh ai, duke nënvizuar se kompania ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, përfshirë referencat teknike dhe garancitë bankare.

Pacolli shpjegoi se MABCO ka krijuar bazën financiare të projektit, duke garantuar kapitalin fillestar dhe financimin kryesor. “MABCO ka garantuar kapitalin fillestar prej 5 milionë eurosh… janë dorëzuar të gjitha kolateralet në BKT për 50 milionë dhe në bazë të tyre është dhënë kredia që ka paguar të gjitha faturat e punimeve”, deklaroi Pacolli. Sipas tij, kjo do të thotë se çdo punim i realizuar në aeroport është financuar mbi bazën e garancive të MABCO-s, duke e bërë atë aktorin kryesor që mban në këmbë kontratën koncesionare.

Sipas Pacollit, që nga fundi i gushtit dhe më pas me vendime gjyqësore të muajit tetor, kompania është zhveshur nga çdo kontroll mbi shoqërinë koncesionare. “Prej 22 tetorit ka vendime të gjykatave që e kanë zhveshur MABCO-n nga çdo vendimmarrje”, tha ai, duke e cilësuar këtë situatë si të pabazuar ligjërisht dhe të mbështetur mbi një narrativë të rreme se kompania ka shitur aeroportin.

Në terren, sipas tij, kjo është reflektuar në bllokim të plotë të punimeve dhe përshkallëzim të tensionit. “Inxhinierët e mi nuk lejohen të shkojnë në vendin e punës… na e kanë ndaluar punën me dhunë”, deklaroi Pacolli, duke shtuar se edhe ndërhyrjet e policisë nuk kanë garantuar vijimin normal të projektit.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për lidhje të projektit me kompani të tjera, duke sqaruar se “Delphos është një kompani amerikane që ka marrëdhënie ekskluzive me MABCO-n dhe nuk ka lidhje me aeroportin”, ndërsa akuzoi se përdorimi i këtij argumenti në publik ka krijuar një narrativë të rreme me pasoja ligjore.

Në aspektin teknik dhe të sigurisë, paralajmërimi i Pacollit është edhe më i fortë. Sipas tij, përjashtimi i investitorit kryesor dhe ndërprerja e punimeve e bëjnë të pamundur përfundimin e projektit sipas standardeve ndërkombëtare. “Nëse aeroporti i Vlorës është i kontrolluar prej 2%, ai jo sot, por asnjëherë nuk mund të hapet”, u shpreh ai, duke shtuar se në rastin më të keq, një aeroport i ndërtuar në këto kushte do të ishte i pasigurt. “Në një aeroport të pasigurt nuk aterron askush”, theksoi Pacolli, duke lidhur drejtpërdrejt bllokimin aktual me rrezikun për certifikimin dhe operimin e tij.

Ai sqaroi se aeroporti nuk mund të hapet pa kaluar procesin e certifikimit ndërkombëtar, për të cilin MABCO ka angazhuar kompani të specializuara si Dublin Airport Authority, ndërkohë që disa partnerë janë tërhequr për shkak të konfliktit. Kjo, sipas tij, është një pasojë direkte e situatës së krijuar.

Në përfundim, Pacolli deklaroi se mbetet i gatshëm të vijojë investimin dhe të përfundojë projektin, por paralajmëroi se kjo është e pamundur në kushtet aktuale. “Jam i gatshëm të vazhdoj punën, por me dhunë nuk mund të punoj”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se pa një zgjidhje institucionale, projekti i aeroportit të Vlorës mbetet në rrezik serioz bllokimi afatgjatë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI