Flash

Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Lapsi.al 13 April 2026
Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Gjermania ka vendosur të ndërhyjë me masa emergjente për të përballuar rritjen e çmimeve të karburanteve, të shkaktuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Qeveria gjermane ka miratuar një ulje të përkohshme të taksës së karburantit me 17 cent për litër për benzinë dhe naftë, masë që do të jetë në fuqi për dy muaj. Synimi është lehtësimi i barrës financiare për familjet dhe bizneset, të cilat po përballen me kosto në rritje.

Kancelari Friedrich Merz paralajmëroi se efektet e këtij konflikti nuk do të jenë afatshkurtra.

“Pasojat e kësaj lufte do të ndihen për një kohë të gjatë, edhe pas përfundimit të saj. Qeveria do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbështetur ekonominë dhe për të lehtësuar situatën e qytetarëve,” deklaroi ai.

Si pjesë e paketës, bizneset do të kenë mundësi t’u japin punonjësve një bonus lehtësimi deri në 1 mijë euro gjatë vitit 2026, pa u ngarkuar me taksa apo kontribute sigurimesh.

Vendimi vjen në një moment të vështirë për ekonominë gjermane, e cila mbetet e brishtë pas goditjeve të viteve të fundit. Pas tkurrjes në vitet 2023 dhe 2024 dhe një rritjeje minimale prej 0.2% vitin e kaluar, presioni i ri nga kriza energjetike rrezikon të ngadalësojë më tej rimëkëmbjen.

Të këshilluara

Spanja rihap ambasadën e saj në Teheran

Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, është rihapur. Agjencitë ir...

19:56

Kush humbi dhe kush fitoi nga rrëzimi i Orban

Fundi i një epoke në Hungari për sundimin 16-vjeçar të Viktor Orban. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara të dielën në mbrëmje, Péter Magyar duket se ka sig...

19:36

Arrestohet një tjetër rival i Erdoganit

Skena politike në Turqi duket se po hyn në një fazë të re tensioni, ndërsa vazhdojnë procedurat ligjore kundër figurave të opozitës, mes akuzave për motive poli...

20:46

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI