Flash

Frimpong humb jetën pas një sulmi të armatosur ndaj autobusit ku udhëtonte me ekipin

Lapsi.al 13 April 2026
Frimpong humb jetën pas një sulmi të armatosur ndaj autobusit ku
Futbolli afrikan është thellësisht i tronditur nga vdekja e Dominic Frimpong. Sulmuesi 20-vjeçar nga Gana, në radhët e Berekum Chelsea, u vra gjatë një sulmi të dhunshëm të armatosur ndaj autobusit të skuadrës së tij. Grupi po kthehej nga një ndeshje e kampionatit të parë të Ganës, kur u sulmua nga disa keqbërës. Fatkeqësisht, i riu u godit në kokë dhe për të nuk pati asgjë për t’u bërë. Ka edhe disa të zhdukur, pasi disa nga shokët e tij të skuadrës u arratisën në një pyll pranë rrugës ku ndodhi sulmi.

Dominic Frimpong hub jetën në moshën 20-vjeçare

Vetëm pak ditë më parë, Frimpong – në pronësi të Aduana Stars FC, por i huazuar te Berekum Chelsea – kishte shënuar golin e tij të dytë sezonal në Ghana Premier League. Të dielën më pas ishte ndeshja në transfertë ndaj Samartex dhe kthimi si zakonisht me autobus përgjatë rrugës Bibiani-Goaso në Ahyiresu. Pikërisht aty ndodhi drama, në një tentativë grabitjeje që përfundoi në mënyrën më të keqe. Në kaosin e përgjithshëm, më i pafati ishte Dominic Frimpong, i cili, ndërsa autobusi bënte manovër mbrapa, u godit me armë zjarri në kokë. I kotë transportimi në spital. Ky lojtar i lindur në vitin 2005, me shumë potencial, ëndërronte një ditë të mbronte ngjyrat e vendit të tij dhe, duke gjykuar nga mesazhet e ngushëllimit të marra në orët e fundit, ishte i vlerësuar nga të gjithë. Konfirmimi i ndarjes së tij nga jeta erdhi pikërisht nga Federata e Futbollit të Ganës, e cila në një deklaratë shprehu tronditjen për tragjedinë.

Deklarata zyrtare mbi vdekjen e Frimpong

“Federata e Futbollit të Ganës (GFA) ka marrë me tronditje të thellë dhe dhimbje të madhe lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Dominic Frimpong të Berekum Chelsea Football Club. Sipas raportimeve, Dominic Frimpong humbi jetën si pasojë e një grabitjeje të armatosur të pësuar nga skuadra ndërsa kthehej nga një ndeshje e Ghana Premier League. Incidenti ka tronditur thellësisht gjithë botën e futbollit. GFA shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, shokët e skuadrës, stafin teknik, drejtuesit dhe të gjithë ata që punojnë te Berekum Chelsea në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë. Ky incident tragjik përfaqëson një humbje të madhe jo vetëm për Berekum Chelsea, por edhe për futbollin ganez në tërësi. Dominic ishte një talent i ri premtues, përkushtimi dhe pasioni i të cilit për lojën mishëronin frymën e kampionatit tonë”.

Hetimet mbi grabitjen ndaj autobusit të skuadrës

Ndërkohë që kërkohen personat e zhdukur, me shpresën se nuk ka të plagosur të tjerë apo edhe viktima, policia po heton mbi atë që ndodhi, ndërsa futbolli afrikan ka marrë tashmë masat e para: “GFA është në kontakt të vazhdueshëm me klubin dhe autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë e Ganës, ndërsa hetimet mbi rrethanat e këtij incidenti të rëndë vazhdojnë. Kërkojmë që të merren të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të vihet drejtësia në vend. Për më tepër, GFA do të përfshijë palët kryesore të interesuara për të rishikuar dhe forcuar masat e sigurisë për klubet që udhëtojnë për kompeticionet kombëtare, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike në të ardhmen”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI