Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Eksperimenti/ Agjentë të krijuar me IA mund të manipulojnë zgjedhjet

Lapsi.al 13 April 2026
Eksperimenti/ Agjentë të krijuar me IA mund të manipulojnë

Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë produkt i Inteligjencës Artificiale (IA).

Studiuesit paralajmërojnë se rrjetet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale mund të punojnë së bashku, të koordinojnë fushata dezinformimi gjatë zgjedhjeve, duke vërshuar në mediat sociale me propagandë, në mënyrë të pavarur dhe në shkallë të gjerë dhe të ndikojnë opinionin publik.

Eksperiment me ndihmën e Inteligjencës Artificiale

Në një studim të kohëve të fundit shkencëtarët e testuan këtë fenomen në një platformë sociale të simuluar, të ngjashme me platformën X. Ata krijuan me Inteligjencë Artificiale 50 agjentë, 40 syresh vepruan si përdorues të rregullt dhe 10 të tjerët si operatorë që kishin si qëllim promovimin e një kandidati fiktiv.

Fotografike ilustruese Inteligjencë Artificiale

Shkencëtarët testuan tre skenarë: agjentë me një qëllim të vetëm; agjentë që i njihnin shokët e tyre të ekipit dhe agjentë që mund të planifikonin strategji së bashku.

Rezultati kryesor i eksperimentit ishte se thjesht të dije se kush ishte në të njëjtin ekip, ishte e mjaftueshme për të krijuar një sjellje të koordinuar, pothuajse aq frytdhënëse sa planifikimi së bashku.

Produkti ishte thuajse njësoj si bisedat e vërteta online: mendime të ndryshme, përgjigje dhe mbështetje në rritje rreth një mesazhi të vetëm.

Më efektivë se robotët

Kjo risi është shumë e ndryshme nga fushatat tradicionale me ndihmën e robotëve. Metodat e vjetra robotike ndjekin skenarë të thjeshtë: "postoni këtë, ricikloni atë”, duke i bërë më të lehtë për t'u zbuluar.

Laptop me simbolet e IA dhe fytyrë digjitale

Kurse sistemet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale ngjasojnë më shumë me përdoruesit e vërtetë.

Rrezik me pasoja ende të paparashikueshme

Edhe pse ky ishte vetëm një simulim, pasojat janë reale. Sisteme të tilla mund të formësojnë opinionin publik dhe të rrisin përçarjen në zgjedhjet e ardhshme.

Dhe ato mund të jenë shumë më të vështira për t'u zbuluar, sepse nuk ka të bëjë vetëm me atë që postojnë llogaritë individuale, por edhe me mënyrën se si rrjetet e llogarive veprojnë së bashku. Dhe është ende e paqartë, nëse platformat mund ta përballojnë këtë. /DW

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI