Flash

Berisha urdhër në PD: Shkarkoni ChatGPT, Grok dhe Gemini, reagoni në rrjete sociale!

Lapsi.al 13 April 2026
Berisha urdhër në PD: Shkarkoni ChatGPT, Grok dhe Gemini, reagoni

Duke marrë shkas nga fitorja e Peter Magyar në Hungari që dominoi krejtësisht rrjetet sociale në dy vitet e fundit, Sali Berisha i ka bërë thirrje krerëve të seksioneve dhe deputetëve të PD që të reagojnë vazhdimisht në rrjetet sociale dhe të jenë më aktivë me statuse dhe videot e tyre. Berisha tha se rrjetet sociale do të monitorohen për gjithësecilin, pasi antarët e PD kanë vënë re se shumë prej drejtuesve rrinë të heshtur dhe nuk reagojnë.

"Duhet të tregoni trimërinë tuaj në rrjetet sociale" u shpreh Berisha, duke shtuar se gjithësecili duhet të mësojë të përdorë aplikacionet e inteligjencës artificiale.

"Duhet të shkarkoni të gjitha aplikacionet IA. T'i keni në celular, Chat GPT, Grok dhe Gemini. Kanë një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Ndonjëherë kanë halucionacione, por ama ndihma e tyre është e jashtëzakonshme, që të përgënjeshtroni propagandën e shpifur që po bën Edi Rama" u shpreh Berisha.

Denoncimet e Peter Magyar në Hungari sipas mediave ndërkombëtare nuk ishin efektive thjesht në formë, por edhe në përmbajtje. Fituesi i zgjedhjeve atje denoncoi jo vetëm korrupsionin e ministrave të Viktor Orban, por edhe oligarkët përreth tij, duke përfshirë ata që kishin në pronësi mediat.

Të këshilluara

Tre mësime ushtarake nga lufta me Iranin

Shpallja e një armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit ishte një zhvillim i mirëpritur, megjithëse shumë nga detajet e tij – si edhe realiteti konkret në ter...

18:01

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI