“Evropë! Evropë! Evropë!” – këtë brohoritëm dhjetëra mijëra prej nesh në brigjet e Danubit të dielën, ndërsa Péter Magyar iu drejtua turmës që gëzont. Me një pjesëmarrje rekord prej 77%, hungarezët kanë prodhuar një tërmet politik, duke i dhënë partisë Tisza të Magyar-it mundësinë e parë reale pas 16 vitesh për të çmontuar sistemin e ndërtuar nga Viktor Orbán.
Në të vërtetë, themelet e Fidesz-it kishin kohë që po çareshin. Një skandal politik në vitin 2024 ekspozoi një zvetnim të thellë moral në zemër të regjimit të tij. Ai rrëzoi gjithashtu një nga mitet themelorre të sundimit të tij: se instinktet e tij politike ishin të pagabueshme. Rritja e papritur e Magyar-it u bë e mundur nga përkeqësimi i rezultateve ekonomike të qeverisë dhe zemërimi në rritje për qëndrimin e saj pro-rus dhe anti-evropian. Për vite me radhë, votuesit hungarezë ishin ndjerë të bllokuar mes një qeverie autoritare dhe një opozite të dobët e të përçarë. Magyar e tejkaloi këtë ngërç.
Fakti që ai arriti ta bëhë këtë është i jashtëzakonshëm. Ai u detyrua të përballej me një shtet-parti: një sistem të mbështetur nga burime të mëdha institucionale, financiare dhe propagandistike, dhe të armatosur nga fushata të pamëshirshme shpifjesh. E di sa e vështirë mund të jetë kjo, pasi jam përballur vetë me të si politikane opozitare vetëm pak vite më parë.
Profil i liderit të ri hungarez Peter Magyar, nga admirues te njeriu që rrëzoi Orban
Megjithatë, Magyar kuptoi diçka thelbësore. Ai bëri fushatë në të gjithë vendin me energji të pandërprerë, duke shkuar në qytete të vogla dhe qendra provinciale, që për një kohë të gjatë konsideroheshin si bastione politike. Gjuha e tij konservatore-populiste e mbrojti nga sulmet e zakonshme ndaj politikanëve liberalë. Duke vendosur në qendër dilemën: “lindje apo perëndim”, ai u dha votuesve një qartësi që kishte munguar prej kohësh në politikën hungareze.
Në fjalimin e fitores, Magyar bëri premtime ambicioze për të rikthyer shtetin ligjor dhe për të riparuar marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n. Këto premtime do të jenë gjithashtu jashtëzakonisht të vështira për t’u përmbushur. Magyar mund të ketë fituar pushtetin, por nuk ka trashëguar një shtet normal. Ai përballet me presione të forta ekonomike, pritshmëri të mëdha publike dhe një opozitë në Fidesz që, edhe në humbje, ruan fuqi dhe ndikim të gjerë informal. Sistemi i Orbán-it ka depërtuar në shtet, media, ekonomi dhe vetë kulturën politike. Heqja e Orbán-it nga pushteti është një gjë. Çmontimi i “orbánizmit” është diçka krejt tjetër.
Ikja e Orban një fitore për liberalizmin në botë
Megjithatë, një hendek vendimtar është kapërcyer. Në fund, strategjia e regjimit të Orbán-it për të përdorur çdo burim për vetë-ruajtje prodhoi jo qëndrueshmëri, por lodhje. Sistemi u ngurtësua, u tejzgjat dhe më në fund u thye. Nuk mund të jem më krenare sesa kaq lur mendoj që ne hungarezët treguam se edhe regjimet e rrënjosura joliberale nuk janë të pathyeshme.
Por pyetja më e vështirë nga të gjitha nuk është nëse Orbán mund të mposhtet, por nëse rrënojat politike, ligjore dhe morale që ai lë pas mund të riparohen vërtet.
*Autorja eshte drejtore e Programeve në Institutin për Demokraci në Universitetin e Evropës Qendrore dhe autore e 'Demokracia e Tmerruar: Viktor Orbán dhe Përmbysja e Hungarisë', pergatiti T.Çela,Lapsi.al