Flash

Trump kërcënon Kinën: Tarifë 50% nëse çon armë në Iran

Lapsi.al 12 April 2026
Trump kërcënon Kinën: Tarifë 50% nëse çon

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se Kina mund të përballet me një tarifë deri në 50% nëse furnizon Iranin me armë, përfshirë sisteme raketore të mbrojtjes ajrore.

Duke folur në emisionin “Sunday Morning Futures” në Fox News, Trump iu referua raportimeve mediatike se Pekini mund të jetë duke përgatitur transferimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore me ndezje supore (MANPAD) drejt Iranit.

“Dyshoj se do ta bënin këtë… mendoj se kam një marrëdhënie me ta dhe nuk besoj se do ta bëjnë,” tha ai, duke shtuar se në rast të kundërt do të vendoseshin tarifa të rënda.

Lexo më tej: Trump hedh në erë armëpushimin: SHBA do të bllokojë totalisht Ngushticën e Hormuzit 

Sipas tij, inteligjenca amerikane ka sinjale se Kina mund të jetë duke shqyrtuar dërgesa të reja armësh për Iranin brenda javëve të ardhshme, megjithëse ai shprehu skepticizëm për realizimin e këtij skenari.

 

 

Nga ana tjetër, përfaqësues të Ambasadës Kineze në Uashington kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se Kina “nuk ka furnizuar kurrë armë asnjë pale në konflikt” dhe se informacionet e raportuara janë të pavërteta.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI