Flash

E rrallë/ Një pikturë e Modigliani-t, vjedhur nga nazistët, i kthehet një fermeri

Lapsi.al 11 April 2026
E rrallë/ Një pikturë e Modigliani-t, vjedhur nga nazistët,

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që një pikturë e njohur e Amedeo Modigliani-t, e vjedhur gjatë periudhës naziste, t’i kthehet trashëgimtarit të pronarit të saj të ligjshëm.

Vepra “Njeriu i ulur (i mbështetur mbi një bastun)”, e realizuar në vitin 1918 dhe e vlerësuar rreth 21.5 milionë euro, ishte deri më tani në zotërim të tregtarit të artit David Nahmad. Pas një beteje gjyqësore 17-vjeçare, gjykata arriti në përfundimin se piktura ishte konfiskuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Padia u ngrit nga Philippe Maestracci, pasardhës i një galeristi hebre francez, i cili ishte privuar nga pasuria e tij gjatë luftës. E vendosur në Paris para luftës, piktura i përkiste një pronarit të një galerie me orgjinë hebreje që ishte strehuar në Dordogne për t’u fshehur dhe për t’i shpëtuar deportimit. Galeria e tij në Paris u sekuestrua dhe veprat e tij u shitën nga gjermanët në ankande publike në vitin 1944. Kështu, piktura përfundoi në duart e një blerësi anonim dhe më pas kaloi nga një dorë në tjetrën, derisa u ble në vitet 1990 nga David Nahmad. Çështja u bë edhe më e njohur falë dokumenteve të “Panama Papers”, të cilat zbuluan se piktura ruhej përmes një kompanie offshore, gjë që e bënte më të vështirë identifikimin e pronarit real. 

Ky vendim konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi mund të ndikojë në shumë raste të tjera të ngjashme të veprave të artit, të grabitura gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, ai mund të kthehet në një nismë që veprat e vjedhura gjatë persekutimeve naziste t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm ose pasardhësve të tyre, edhe pas shumë dekadash.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident është regjistruar në fshatin Gjorm, në rrugën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas informacioneve par...

15:21

Plagosje me armë në Tropojë

Policia e Shtetit Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të dy shtetasve, ku si pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre,...

11:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI