Flash

Diawara nuk mjafton, Vora mbijeton në Vlorë: Flamurtari shpëton vetëm me një mrekulli

Lapsi.al 11 April 2026
Diawara nuk mjafton, Vora mbijeton në Vlorë: Flamurtari shpëton

Flamurtari dhe Vora kanë ndarë pikët në një përballje direkte për mbijetesën, duke u ndalur në barazimin 1-1 në javën e 31-të të Abissnet Superiore. Një rezultat që në letër ruan ekuilibrat, por në praktikë rëndon më shumë mbi skuadrën vlonjate.

Sfida, e cilësuar si një “finale” për qëndrimin në elitë, nisi me ritëm të lartë dhe me dy gola të shpejtë që vendosën edhe fatin e rezultatit. Ishte Luis Felipe ai që kaloi Vorën në avantazh në minutën e 6-të, duke shfrytëzuar një nga momentet e para të rrezikshme të miqve. Reagimi i Flamurtari ishte i menjëhershëm dhe erdhi në minutën e 14-të, kur Diawara riktheu baraspeshën.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69da809de70df.mp4"][/video]

Pas këtij starti intensiv, loja ndryshoi rrjedhë. Vora u tërhoq me kujdes në mbrojtje, duke mbyllur hapësirat dhe duke e bërë të vështirë për vendasit krijimin e rasteve të pastra. Organizimi defensiv i skuadrës mike rezultoi efikas, sidomos falë paraqitjes së portierit Harizaj, i cili u shfaq vendimtar në disa momente.

[video width="660" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69da82c059136.mp4"][/video]

Lexo më tej: “Trashi e shiti”: Idrizi e bëri “kokë turku” për rënien e mundshme të Flamurtarit

Në pjesën e dytë, Flamurtari rriti presionin dhe provoi të ndryshonte fatin e ndeshjes duke shtuar forcat në sulm. Megjithatë, dominimi territorial nuk u përkthye në raste të pastra dhe as në golin e shumëkërkuar të avantazhit.

Në fund, barazimi lë shije të ndryshme për të dy skuadrat. Vora ruan një distancë të rëndësishme nga zona e rënies direkte dhe mbetet në një pozicion relativisht më të qetë. Në anën tjetër, Flamurtari vijon të mbetet në vendin e fundit me 26 pikë, duke rrezikuar të humbasë edhe më shumë terren në garën për mbijetesë. Me vetëm disa javë nga fundi, çdo hap i gabuar mund të jetë vendimtar, dhe për Flamurtarin, koha për të reaguar po bëhet gjithnjë e më e kufizuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI