Flash

Arsenal shembet në shtëpi nga Bournemouth: Arteta merr goditje të rëndë për titullin

Lapsi.al 11 April 2026
Arsenal shembet në shtëpi nga Bournemouth: Arteta merr goditje të

Bournemouth e hapi plotësisht garën për titullin e Premier League teksa mposhti një Arsenal nervoz me rezultatin 2-1 në Emirates Stadium. Mikel Arteta u kishte bëri thirrje tifozëve të Arsenal të ishin gati për nisjen e ndeshjes në orën e drekës, por mesazhi nuk arriti te lojtarët e tij, të cilët zhvilluan një paraqitje të vakët dhe nervoze, duke humbur mundësinë për të shkuar 12 pikë përpara në krye të renditjes.

Junior Kroupi i dha Bournemouth një epërsi të merituar (17'), përpara se Viktor Gyokeres (35') të shënonte barazimin për Arsenal nga pika e penalltisë, pasi Ryan Christie bllokoi me dorë goditjen e Gabriel Magalhaes. Arteta hodhi në fushë Eberechi Eze, Max Dowman dhe Leandro Trossard në përpjekje për të ndezur skuadrën e tij, por ishte Bournemouth që dukej më pranë golit të fitores, dhe ai erdhi nga Alex Scott (74), ndërsa mysafirët festuan fitoren e dytë radhazi në Emirates.

Lexo më tej: Arsenal, 11 lojtarë refuzojnë kombëtaret për dëmtim: në Angli kanë nisur dyshimet

Nervozizmi u shfaq jo vetëm te lojtarët, sepse u dëgjuan fishkëllima nga tifozët vendas, ndërsa thirrja “përsëri të dytët” erdhi nga tifozët mysafirë në fund të ndeshjes, dhe kjo tani mund të bëhet realitet pas një paraqitjeje kaq të zbehtë nga Gunners, të cilët kanë përfunduar në vendin e dytë në tre sezonet e fundit. Rrallëherë një epërsi prej nëntë pikësh në krye të renditjes është dukur kaq e brishtë.

Manchester City, që ka dy ndeshje më pak se Gunners, ka mundësinë të ngushtojë diferencën në krye në vetëm gjashtë pikë kur të përballet me Chelsea, (nisja në orën 16:30) të dielën. Më pas Gunners udhëtojnë në Etihad të dielën e ardhshme në një përballje që merr edhe më shumë rëndësi pas humbjes së tretë radhazi në kompeticionet vendase për skuadrën e teknikut Arteta, me dyshime të mëdha nëse ata mund të sigurojnë titullin e parë pas 22 vitesh.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI