Flash

Transportonte mallra kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, në pranga 26-vjeçari

Lapsi.al 10 April 2026
Transportonte mallra kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, në

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke transportuar me furgon veshje kontrabandë me vlerë 45 mijë euro. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wrong way”, u arrestua shtetasi R.K nga Korça, ndërsa u kap në aksin rrugor Elbasan-Tiranë duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues. Blutë e kryeqytetit thonë se vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohen veshjet dhe furgoni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong way”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI