Flash

Rriten të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara

Lapsi.al 10 April 2026
Rriten të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 64.6 milionë lekë nga 49.2 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 31%, duke reflektuar një performancë të përmirësuar dhe të qëndrueshme financiare.

Analiza mujore tregon një trend të qartë rritës përgjatë gjithë periudhës janar–mars 2026, krahasuar me të njëjtët muaj të një viti më parë. Veçanërisht, muaji mars ka shënuar nivelin më të lartë të të ardhurave, duke konsoliduar tendencën pozitive.

Ky rezultat është arritur si pasojë e një sërë masash konkrete, ndër të cilat zgjerimi i kontratave të reja të qirasë; forcimi i mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të pasurive; si edhe rritja e efikasitetit në menaxhimin financiar dhe operativ.

Përmirësimi i performancës në administrimin e pasurive reflekton një qasje më të strukturuar dhe transparente në përdorimin e aseteve, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave për agjencinë dhe përdorimin e mëtejshëm të tyre në mbështetje të agjencive ligjzbatuese.

AAPSK mbetet e angazhuar të përmirësojë më tej proceset e administrimit të pasurive, zgjerimin e kontratave të qirave dhe rritjen e mëtejshme të të ardhurave. Këto janë të ardhura vetëm nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, pa përfshirë të ardhurat nga ankandet apo interesat e llogarive bankare.

Ecuria pozitive e 3-mujorit të parë shërben si një tregues i rëndësishëm i përmirësimit të menaxhimit të pasurive dhe një bazë e qëndrueshme për performancë edhe më të lartë në vijim të vitit 2026./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI