Flash

MABCO akuza të forta ndaj Valon Ademit: Po saboton qëllimisht aeroportin e Vlorës!

Lapsi.al 10 April 2026
MABCO akuza të forta ndaj Valon Ademit: Po saboton qëllimisht

Kompania zvicerane MABCO, që zotëron 98% të aksioneve në aeroportin e Vlorës ka dalë me një deklaratë të fortë publike, duke denoncuar atë që e cilëson si “model të qëllimshëm pengesash dhe sabotimi operacional” të punimeve nga aksioneri minoritar Valon Ademi i 2A Group dhe administratori i emëruar i VIA, Vegim Hoxha.

Në deklaratën e saj, MABCO thekson se ndërhyrjet e fundit në kantier “rrezikojnë drejtpërdrejt certifikimin, operimin dhe integritetin teknik të aeroportit”, ndërsa shkon më tej duke e lidhur situatën edhe me mungesën e reagimit institucional: “Heshtja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk është vetëm shqetësuese; ajo është e papranueshme dhe e bën MIE-n bashkëpërgjegjëse de facto për pasojat e kësaj situate” thuhet në deklaratën që rendit disa nga momentet kyçe kur kompania është bllokuar në punime.

Një nga momentet më të forta të deklaratës lidhet me incidentin e 8 prillit në kantier, ku sipas kompanisë, “kompani ndërkombëtare si BOSCH dhe AVIATOR janë ndaluar fizikisht nga hyrja në kantier”, ndërsa punimet në sistemin kritik të ndriçimit të pistës janë ndërprerë me forcë. Për MABCO, kjo përbën “shkelje flagrante kontraktuale dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e certifikimit”.

Aeroporti i Vlorës, situatë e jashtëzakonshme/ Përplasje në kantier, ndërhyn policia

Po ashtu, kompania MABCO thotë se ka gjetur "devijime të rëndësishme në parametrat e ndërtimit të pistës (e cila është krejtësisht nën përgjegjësinë kontraktuale të 2A Group), përfshirë një diferencë prej rreth 10 cm nën kuotën e projektuar". Për të adresuar këtë problematikë, me burimet e veta thotë MABCO ka ridizajnuar plotësisht sistemin e ndriçimit në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë të specializuar, por Vegim Hoxha dhe 2A Group kanë zgjedhur të ndërhyjnë me forcë duke ndalur punimet, një ndërhyrje tjetër që provon se vendimet absurde të gjykatave nuk kishin synim të garantonin 2% e aksioneve të Valon Ademit, por u përdorën për ta vonuar dhe për ta dështuar me çdo kusht projektin.

Flasin ekspertët për aeroportin e Vlorës/ Kush i mban peng aksionet e MABCO

Më poshtë, njoftimi i plotë i kompanisë MABCO:

Një model i qëllimshëm pengesash nga 2A Group dhe VIA po rrezikon seriozisht pёrfundimin nё kohё tё Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, me heshtjen e plotë të MIE

Lugano, 10 Prill 2026

Shoqëria zvicerane MABCO Constructions SA, aksionari shumicë (98%) dhe investitori kryesor dhe garant financiar i projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, denoncon publikisht një model të qëllimshëm dhe të vazhdueshëm pengesash, sabotimi operacional dhe ndërhyrjesh të paligjshme të ndërmarra nga administratori i ashtuquajtur i VIA sh.p.k., z. Vegim Hoxha, nën drejtimin dhe në shërbim të interesave të aksionarit minoritar 2A Group (Valon Ademi, 2%). Ky model, i dokumentuar gjerësisht që nga uzurpimi i paautorizuar i administrimit të VIA-s në dhjetor 2025, ka kulmuar gjatë ditëve të fundit në veprime që rrezikojnë drejtpërdrejt certifikimin, operimin dhe integritetin teknik të aeroportit.

MABCO thekson me shqetësim të thellë se të gjitha këto zhvillime janë ndodhur nën sytë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), e cila, pavarësisht njoftimeve të shumta dhe thirrjeve të përsëritura për ndërhyrje institucionale, ka zgjedhur heshtjen dhe pasivitetin e plotë. Ky qëndrim nuk është vetëm shqetësues; ai është i papranueshëm dhe e bën MIE-n bashkëpërgjegjëse de facto për pasojat e kësaj situate.

1) Modeli i pengesave: Nga uzurpimi i administrimit tek sabotimi operacional

Që nga momenti kur 2A Group (me vetëm 2% të kapitalit) ka uzurpuar kontrollin e VIA-s nëpërmjet një mbledhjeje të paligjshme asamblejeje (11 dhjetor 2025, pa njoftuar dhe pa praninë e aksionarit shumicë 98%) dhe ka regjistruar Vegim Hoxhën si administrator në kundërshtim me ligjin dhe statutin, modeli i veprimeve ka qenë i qëndrueshëm dhe sistematik:

• Bllokimi i aksesit të stafit teknik dhe drejtuesve të MABCO-s në kantier, nëpërmjet kërkesash të paligjshme për të dhëna personale dhe procedurash autorizimi pa bazë ligjore.

• Pengimi i delegacionit ndërkombëtar të DAA Dublin (i angazhuar nga MABCO për certifikimin e aeroportit dhe njoftuar paraprakisht tek MIE) nga aksesi në kantier.

• Refuzimi i pajustifikuar i pagesave të detyrimeve doganore për mjetet zjarrfikëse dhe pajisjet e sigurisë aeroportuale, duke i lënë ato të bllokuara në doganë dhe duke rrezikuar konfiskimin e tyre, megjithëse fondet ishin të disponueshme në llogarinë e VIA-s.

• Ndërhyrja e paligjshme dhe sabotimi i marrëdhënieve kontraktore me operatorin ndërkombëtar DAA International dhe Airport Excellence GmbH, duke dërguar komunikime formale që mohojnë kontratën e lidhur nga MABCO dhe kërkojnë trajtim ekskluziv me VIA-n nën kontrollin e 2A Group.

• Pengimi i auditit teknik të pavarur të pistës, i kërkuar nga MABCO që nga shtatori 2025 dhe refuzuar sistematikisht, pavarësisht gatishmërisë së MABCO-s të mbulojë të gjitha kostot.

• Transferimi i pёrgjegjёsisё kontraktuale pёr tё ndёrtuar sistemet e ndriçimit tё pistёs AGL nga 2A Group tek MABCO pa miratim asamblejeje, dhe pastaj pengimi i ekzekutimit të punimeve pёr kёtё qёllim.

• Dёrgimi i paralajmёrimeve me shkrim nga Vegim hoxha pёr ndёrprerjen e kontratёs sё punimeve tё VIA-s me MABCO-n, model ky i qartë i një strategjie eliminimi të investitorit kryesor.

2) Incidenti i fundit 8 Prillit 2026: Ndërhyrje me forcë policore kundër punimeve AGL

Më datë 8 Prill 2026, ky model ka arritur kulmin e tij: kompanitë e specializuara ndërkombëtare AVIATOR Beacon LLC dhe BOSCH, të angazhuara nga MABCO për instalimin e sistemeve AGL (ndriçimi i pistës), janë ndaluar fizikisht nga hyrja në kantier nga Vegim Hoxha dhe 2A Group. Përfaqësuesi ligjor i MABCO-s, Av. Ili Gërdupi, Drejtori Teknik Naser Gjuka dhe Inxhinieri Arbër Mihola u morën në pyetje nga policia, sipas një kallëzimi të bërë nga Mentor Qafleshi, përfaqësues i 2A Group, i cili ka pretenduar se punimet AGL dëmtojnë pistën, pretendim ky absurd dhe i rremë, i kundërshtuar nga deklaratat teknike të OCEM, Aviator dhe FMC Engineering.

Vegim Hoxha, nëpërmjet letrave zyrtare (protokoll Nr. 034, datë 8 Prill 2026), ka lëshuar urdhër për largimin e menjëhershëm dhe ndalimin e aksesit të gjithë stafit dhe nënkontraktorëve të MABCO-s nga kantier (përfshirë kompani me reputacion global si BOSCH dhe AVIATOR) dhe ka paralajmëruar zgjidhjen e kontratës. Ky veprim, i ndërmarrë kundër aksionerit shumicë, përbën shkelje flagrante kontraktuale dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e certifikimit.

Punimet AGL ndodhen aktualisht në fazën e instalimit të trupave ndriçues inset, ku 35-45% e punimeve janë realizuar. Ndërprerja e tyre krijon rrezik real për dëmtime të pariparueshme në pistë (RëY) dhe shënon pasoja të drejtpërdrejta në afatet kontraktuale dhe certifikimin ndërkombëtar CAT II/III.

3) Çështjet teknike dhe ndërhyrjet korrigjuese të MABCO-s

MABCO ka identifikuar devijime të rëndësishme në parametrat e ndërtimit të pistës (e cila është krejtësisht nën përgjegjësinë kontraktuale të 2A Group), përfshirë një diferencë prej rreth 10 cm nën kuotën e projektuar. Ky element ndikon drejtpërdrejt në standardet e sigurisë dhe certifikimit si dhe projektin teknik te AGL. Për të adresuar këtë problematikë, me burimet e veta dhe pa ngarkuar VIA-n, MABCO ka ridizajnuar plotësisht sistemin AGL në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë të specializuar (FMC Engineering, Aviator Beacon), pёr tё garantuar përputhshmëri të plotë me standartet ndёrkombёtare. Pikërisht kur kjo fazë kritike po ekzekutohej, Vegim Hoxha dhe 2A Group kanë zgjedhur të ndërhyjnë me forcë.

4) Pasiviteti i papranueshëm i MIE — Autoriteti Kontraktues

MABCO ka njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) rregullisht dhe transparentisht gjatë të gjithë kësaj periudhe pёr kёto ngjarje dhe nuk ka marrë as përgjigje dhe as ndërhyrje konkrete. Heshtja e MIE-s përballë këtyre zhvillimeve nuk është thjesht mungesë reagimi; ajo është vendim de facto për të toleruar sabotimin e një projekti të interesit publik strategjik kombëtar nga një aksionar minoritar me 2% të kapitalit, i cili vepron kundër interesit të shoqërisë dhe kundër aksionarit shumicë. MIE, si Autoritet Kontraktues sipas Kontratës së Koncesionit, ka detyrime ligjore dhe kontraktuale të qarta për të ndërhyrë. Mospërmbushja e tyre e ekspozon institucionin ndaj përgjegjësisë institucionale dhe kontraktuale të plotë.

5) Qëndrimi i MABCO-s

MABCO Constructions SA riafirmon qartë dhe pa ekuivok:

• Mbetet e angazhuar për përfundimin me sukses të projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, si partner i vetëm strategjik me kapacitet financiar, teknik dhe operacional të vërtetuar.

• Kërkon ndërhyrjen e menjëhershme dhe konkrete të MIE-s për garantimin e aksesit të plotë të MABCO-s dhe nënkontraktorëve të saj në kantier dhe rifillimin e menjëhershëm të punimeve AGL.

• Paralajmëron se çdo vonesë shtesë do të konsiderohet si shkelje e rëndë kontraktuale e VIA-s dhe do të gjenerojë përgjegjësi të plotë kontraktuale, civile, administrative dhe penale, duke përfshirë pretendime nën Traktatin e Investimeve Zviceri–Shqipëri.

• Do të bëjë publike të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon modelin e qëllimshëm të pengesave të 2A Group dhe Vegim Hoxhës, si dhe pasivitetin institucional të MIE-s.

MABCO rezervon të gjitha të drejtat e saj ligjore dhe kontraktuale dhe do të ndërmarrë pa hezitim të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e investimit të saj dhe të interesit publik të projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Për informacion:

MABCO Constructions SA

Via Cattori 7, 6902 Lugano-Paradiso, Zvicër

[ADRESA SHTYPIT]

Të këshilluara

Nafta ngrihet sërish: 217 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve me shumicë dhe pakicë. Nafta, çmimi i së cilës u ul dje në 210 lekë për litër, ta...

17:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI