Flash

Fermerët nuk do të marrin më naftë pa taksa/ Rama justifikohet: Ka pasur abuzime

Lapsi.al 10 April 2026
Fermerët nuk do të marrin më naftë pa taksa/ Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrës të sektorit të përpunimit të vajit të ullirit në qytetin e Beratit.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama theksoi se objektivi kryesor është rritja e standardeve të prodhimit, në mënyrë që produktet shqiptare të jenë konkurruese dhe të tregtueshme në tregun e Bashkimit Europian.

Një nga çështjet më të diskutuara ishte edhe ndryshimi i politikës për furnizimin me naftë për fermerët. Kryeministri theksoi se fermerët nuk do të përfitojnë më naftë pa taksa, duke argumentuar se kjo skemë ishte keqpërdorur.

“Dalja nga kjo formulë nuk do të sjellë ulje të prodhimit,” u shpreh Rama, duke shtuar se nafta pa taksa në shumë raste ishte përdorur për qëllime që nuk kishin lidhje me bujqësinë.

Sipas tij, ndryshimi synon të rrisë transparencën dhe efikasitetin në mbështetjen ndaj fermerëve, ndërkohë që qeveria do të vijojë të ofrojë forma të tjera mbështetjeje për sektorin bujqësor.

“Nafta ka qenë një sfidë për bujqësinë, sepse ne jemi përpjekur ta kthejmë atë nga disa anë. Kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërsa fuqia prodhuese nuk e ka këtë lloj proporcioni. Në këtë kuptim, ne nuk kemi hequr mbështetjen për askënd, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk lidhen me bujqësinë. Shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve janë detyruar ta marrin naftën dhe t’ua japin të tjerëve.

Ne jemi detyruar të provojmë disa mënyra, dhe kjo tani vjen si rezultat i njohurive të formalizimit, i cili do t’ju japë mundësinë të keni më shumë mbështetje nga shteti dhe të përfitoni nga fondet evropiane. Një nga sfidat më të vështira të anëtarësimit në BE është siguria ushqimore. Standardet e sigurisë ushqimore duhet të garantohen. Unë besoj se shqiptarët kanë aftësinë të përshtaten, por duhet të fillojmë të punojmë që tani për atë që dëshiron Bashkimi Evropian. Ne duhet t’i përmbushim standardet si vend i BE-së”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Nafta ngrihet sërish: 217 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve me shumicë dhe pakicë. Nafta, çmimi i së cilës u ul dje në 210 lekë për litër, ta...

17:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI