Flash

Taktika e dështuar e PSG, nisje e lojës absurde ndaj Liverpool: “E papranueshme”

Lapsi.al 9 April 2026
Taktika e dështuar e PSG, nisje e lojës absurde ndaj Liverpool:

Ally McCoist mbeti i tronditur dhe i indinjuar kur pa goditjen e nisjes së pjesës së dytë të dërguar direkt në fundore nga mesfushori portugez Vitinha. “Nuk mund ta besoj se pashë diçka të tillë, është e papranueshme”, deklaroi ish-sulmuesi i Rangers, i cili po komentonte drejtpërdrejt ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, të fituar nga francezët 2-0. Në krah të tij ishte edhe Darren Fletcher, i cili shtoi: “Çfarë humbjeje absolute kohe”.

Natyrisht, të dy e dinin mirë se ajo mënyrë e nisjes së lojës ishte një taktikë e saktë e PSG-së së Luis Enrique, por diçka qartësisht kishte shkuar keq. Vetë Ally McCoist shtoi: “Vitinha po përpiqej qartësisht ta dërgonte topin në anësore, nuk mund të ketë arsye tjetër. Por skuadra më e mirë në botë përsa i përket pasimit të topit bën diçka të tillë?”.

Taktika e Luis Enrique

Në fakt, mjafton të rikthehen situata të ngjashme të PSG-së në të kaluarën për të kuptuar se nisja e lojës të mërkurën në mbrëmje kundër Liverpool ishte vetëm në dukje një çmenduri e momentit: është pjesë e një taktike që kampionët e Francës përdorin prej kohësh nën drejtimin e Luis Enrique. Në rutinën “normale”, si në fillim të një pjese ashtu edhe pas një goli të pësuar, lojtari që rivendos topin në lojë, shpesh Vitinha për shkak të saktësisë së goditjes së tij, e dërgon qëllimisht topin në anësore shumë thellë, pra sa më pranë flamurit të këndit.

@football.hattrick Why Did PSG Do These Kick-Offs in Every Match? #football #psg #soccer #TiktokSoccerCampaign ♬ original sound - Football Hat-Trick

Qëllimi është qartë që të vendoset menjëherë skuadra kundërshtare nën presion të lartë, duke e detyruar të rifillojë nga një pozicion i vështirë me një rivënie anësore të shkurtër me duar. Për më tepër, kjo zgjidhje bën që skuadra të fitojë terren pa rrezikuar një posedim në qendër që mund të humbet menjëherë topin dhe të ndëshkohet pas pak sekondash. Nuk është diçka që e ka shpikur PSG, edhe pse në nivele të larta është skuadra e Luis Enrique ajo që e përdor në mënyrë më të vazhdueshme, madje e bëri edhe në finalen e Champions League kundër Inter vitin e kaluar.

Natyrisht, parakushti i kësaj taktike është që trajektorja e goditjes të mos gabojë. Duhet një saktësi e caktuar, sidomos kur synohet thellësia maksimale. Përndryshe, përfundon duke parë atë që Ally McCoist e quajti fillimin më të keq të pjesës së dytë që ka parë në Parc des Princes në vitet e fundit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI