Flash

Mbillnin kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Lapsi.al 9 April 2026
Mbillnin kanabis, arrestohen babë e bir në Shkodër

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është evidentuar nga policia në Shkodër.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndërhynë në fshatin Mali i Gjymtit, ku zbuluan një parcelë me fidanë të dyshuar kanabisi të sapombjellë, në zonën e njohur si “Këneta”, në njësinë administrative Dajç.

Për këtë rast u vunë në pranga dy shtetas, babë e bir, të identifikuar si shtetasit me inicialet P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, banues në fshatin Dajç.

Ata dyshohen se ishin përfshirë në kultivimin e një numri të konsiderueshëm fidanësh narkotikë.

Policia jep detaje: 

Arrestohen 2 shtetas (babë e bir). Sekuestrohet një numër i konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, të sapombjellë në tokë, në vendin e quajtur “Këneta”.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional “Faza e parë”, për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Mali i Gjymtit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan shtetasit P. D., 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh të dyshuar narkotikë kanabis, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç. Operacioni antikanabis i koduar “Faza e parë” vijon.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI