Flash

MABCO denoncon manipulimin: “Po përdoren dokumente të rreme për të ndikuar gjykatën”

Lapsi.al 9 April 2026
MABCO denoncon manipulimin: “Po përdoren dokumente të rreme

Ndërsa çështja e Aeroportit të Vlorës po hyn në një fazë vendimtare në gjykatë, MABCO ka dalë publikisht duke denoncuar atë që e cilëson si një manipulim të organizuar të opinionit publik dhe të vetë procesit gjyqësor. Sipas kompanisë që zotëron 98% të aksioneve, nuk bëhet më fjalë për një debat mbi një kredi, por për përdorimin e dokumenteve të shkëputura nga konteksti për të ndërtuar një narrativë të rreme në prag të vendimeve .

Mabco denoncon me dy elementë konkretë që, sipas kompanisë zviceriane, rrëzojnë gjithë historinë e ndërtuar në publik. I pari lidhet me emailin e ish-administratorit Valon Lluka, i përdorur si provë se financimi është kundërshtuar. Por kompania thekson se ky email është dërguar pasi ai ishte shkarkuar nga detyra, çka e bën atë juridikisht të pavlefshëm si qëndrim i shoqërisë.

[caption id="attachment_1076331" align="alignnone" width="1834"] Email i ish-administratorit të VIA, Valon Lluka i dërguar pas shkarkimit nga Asamblea e Ortakëve, emaili është shpërndarë në media pa datën dhe orën përkatëse[/caption]

I dyti lidhet me faktin se i njëjti person, Valon Lluka ka firmosur më parë dokumentet e angazhimit me Delphos, duke qenë pjesë e procesit që sot pretendohet se ka refuzuar.

[caption id="attachment_1076330" align="alignnone" width="1800"]Firma e Valon Llukës në letrën e angazhimit për financimin e Delphos Firma e Valon Llukës në letrën e angazhimit për financimin e Delphos[/caption]

Paralelisht, MABCO denoncon edhe përdorimin e këtyre të pavërtetave si prova në procesin gjyqësor, ndërsa kundërshton edhe tezën kryesore që po shtyhet në publik, se aeroporti po futet në kredi si huamarrës apo garant. Sipas kompanisë, kjo nuk qëndron në asnjë dokument zyrtar dhe përbën një deformim të qëllimshëm të marrëveshjes financiare, e cila angazhon vetëm MABCO dhe jo shoqërinë koncesionare.

Për MABCO, këto janë pjesë e një skeme të përsëritur, ku të njëjtat pretendime riciklohen në momente kyçe për të krijuar presion mbi drejtësinë dhe për të legjitimuar një kontroll faktik mbi një projekt strategjik. Në këtë kuptim, përplasja për Aeroportin e Vlorës nuk është më vetëm juridike, por edhe një betejë për të imponuar një version të së vërtetës përpara se të flasë gjykata.

Njoftimi i plotë i MABCO për Aeroportin e Vlorës

DEKLARATË PËR SHTYP

Reagim i MABCO Constructions SA mbi publikimet e përsëritura dhe të pasakta për çështjen e Aeroportit të Vlorës

Tiranë, 9 Prill 2026

Në vijim të publikimeve të fundit në media, të cilat rikthejnë të njëjtat pretendime të pabazuara dhe dokumente të përdorura jashtë kontekstit, MABCO Constructions SA ndjen detyrimin të sqarojë edhe një herë opinionin publik dhe institucionet mbi disa fakte thelbësore.

Ky reagim vjen përballë një praktike të përsëritur, ku i njëjti material i manipuluar riciklohet në momente të caktuara, veçanërisht në prag të zhvillimeve gjyqësore, me qëllim të dukshëm për të ndikuar procesin dhe për të deformuar perceptimin publik mbi një investim strategjik si Aeroporti i Vlorës.

I. PËRMBLEDHJE E QËNDRIMIT

Publikimet e fundit janë pjesë e një fushate të koordinuar dezinformimi që synon të ndikojë proceset gjyqësore dhe të dëmtojë një projekt strategjik për vendin. Pretendimet mbështeten në dokumente të përdorura në mënyrë selektive dhe të paraqitura pa elementët thelbësorë identifikues, duke shtrembëruar kronologjinë reale të ngjarjeve.

Narrativa e ndërtuar nga pala minoritare synon të justifikojë uzurpimin që I ka bërë VIA-s ku ajo zotëron vetëm 2% të aksioneve, nëpërmjet delegjitimimit të aksionarit shumicë. Përsëritja ciklike e të njëjtave pretendime, sidomos në momente kyçe gjyqësore, përbën një përpjekje të qartë për të manipuluar opinionin publik dhe për të ushtruar presion ndaj drejtësisë.

II. SQARIMI I PRETENDIMEVE TË PAVËRTETA

1. Manipulimi i qëllimshëm i emailit të ish-administratorit Valon Lluka

Në të gjitha publikimet mediatike që lidhen me këtë çështje, mungon në mënyrë të qëllimshme data dhe ora e dërgimit të emailit të z. Valon Lluka.

(Shënim: bashkëlidhur gjendet krahasimi mes imazhit të publikuar në media dhe emailit origjinal që përmban datën dhe orën e saktë të dërgimit.)

Kjo nuk është një mungesë rastësore. Përkundrazi, është elementi kyç që e rrëzon pretendimin për një qëndrim të tij kundër financimit nga Delphos. Emaili është dërguar pasi z. Lluka ishte pezulluar dhe më pas shkarkuar nga detyra, në bazë të vendimeve të Asamblesë së Ortakëve. Në këto kushte, çdo komunikim i tij është bërë pa kompetencë ligjore dhe nuk përfaqëson asnjë qëndrim institucional të shoqërisë.

2. Qëndrimi real i z. Lluka ndaj financimit Delphos

Ndryshe nga sa pretendohet publikisht, z. Valon Lluka, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e financimit me Delphos dhe nuk ka paraqitur asnjë kundërshtim formal në asnjë fazë të tij.

Përkundrazi, në letrën e angazhimit ("Engagement Letter") me Delphos, të datës 11 shtator 2023, z. Lluka figuron si përfaqësues i autorizuar i shoqërisë dhe ka firmosur vetë këtë marrëveshje në emër të klientit (VIA sh.p.k.), duke konfirmuar përfshirjen e tij të plotë në këtë proces.

Ky fakt është thelbësor dhe rrëzon çdo pretendim të mëvonshëm për kundërshtim ndaj financimit. Ai tregon qartë se historia e ndërtuar pas largimit të tij nga detyra është e fabrikuar në bashkëpunim me ortakun minoritar dhe nuk përputhet me veprimet konkrete dhe dokumentet zyrtare të periudhës kur ai ushtronte funksionin e administratorit.

3. Pretendimi për "refuzim të firmosjes" dhe largime të lidhura me këtë proces

Pretendimi se z. Lluka ka refuzuar të firmosë marrëveshjen dhe se ky ka qenë shkaku i largimeve nga kompania rrëzohet nga vetë faktet: emaili i publikuar është dërguar pas shkarkimit të tij, duke përjashtuar çdo lidhje shkak-pasojë.

Gjithashtu, edhe pretendimi i ortakut minoritar dhe zëdhënësve të tij mediatikë se largimi i z. Mentor Hajdaraj ka ndodhur për shkak të refuzimit të tij për të nënshkruar kontratën me Delphos në emër të VIA-s është i pavërtetë. Z. Hajdaraj nuk e dha dorëheqjen për këtë arsye, por për arsye personale të lidhura me sjelljen jokonstruktive të ortakut minoritar. Për më tepër, atij nuk i është kërkuar asnjëherë nga MABCO të ndërmarrë ndonjë veprim të tillë.

4. Keqpërdorimi i pretendimeve të rreme në proceset gjyqësore

Është veçanërisht shqetësuese fakti se elementet dhe pretendimet e manipuluara janë paraqitur edhe në proceset gjyqësore nga ortaku me 2% të aksioneve, me qëllim ndërtimin e një pretendimi të rreme se marrëveshja është realizuar në mënyrë të fshehtë ose nën presion. Ky keqpërdorim i procesit gjyqësor përbën shkelje të parimit të përfaqësimit të ndershëm dhe të besimit të mirë në gjykim. (Shih imazhin e kërkesës së 2A Group)

5. Pretendimi se MABCO synon kontrollin për të realizuar përfshirjen e VIA-s në marrëveshjen me Delphos

Ky pretendim është po ashtu i pavërtetë. Siç është sqaruar edhe më parë, VIA mund të bëhet bashkëhuamarrës në marrëveshjen me Delphos vetëm pasi janë plotësuar disa kushte paraprake, përfshirë dhe aprovimin nga autoritetet shtetërore kompetente.

Si rrjedhojë, edhe pas shkarkimit të z. Lluka (ndërkohë që administrimi i shoqërisë ka vijuar nga MABCO si aksionar shumicë, në përputhje me të drejtat dhe kompetencat e saj ligjore) kompania ka zgjedhur të mos e detyrojë VIA-n të nënshkruajë marrëveshjen, megjithëse kishte kapacitetin votues për ta bërë këtë. Arsyeja është e thjeshtë: nuk ekziston asnjë nevojë dhe asnjë arsye për të zhvilluar procese financiare në mënyrë të fshehtë ndaj një ortaku që mban vetëm 2% të aksioneve.

III. KONKLUZION

MABCO konfirmon se asnjë aksion, kuotë apo asset infrastrukture e VIA-s nuk është vënë si garanci për kredinë. Marrëveshja financiare angazhon vetëm MABCO dhe është në përputhje të plotë me ligjin dhe kontratën koncesionare. Kjo rrëzon çdo insinuatë për risk juridik apo për shkelje të detyrimeve kontraktuale.

Riciklimi i të njëjtave pretendime, i të njëjtit dokument të manipuluar dhe i së njëjtës narrativë tregon për një strategji të qëllimshme për të krijuar konfuzion publik dhe për të ndikuar proceset gjyqësore në zhvillim.

MABCO rithekson se faktet, dokumentet dhe kronologjia janë të qarta dhe të verifikueshme, ndërsa pretendimet e ngritura nuk qëndrojnë përballë tyre. Çdo përpjekje për të deformuar realitetin nuk ndryshon thelbin juridik të çështjes.

Kompania mbetet e angazhuar për transparencë të plotë, respektim rigoroz të ligjit dhe realizimin e Aeroportit të Vlorës si investim strategjik për Shqipërinë.

Bashkëlidhur:

• Kopje e emailit origjinal me datë dhe orë të dërgimit

• Vendimet e Asamblesë së Ortakëve për pezullimin dhe shkarkimin e administratorit

• Dokumentacion mbi marrëveshjen e financimit

• Dokumentacioni ku 2A Group ngre pretendime të rreme në Gjykatë

Zyra e Komunikimit

MABCO Constructions SA

VIA-DELPHOS-Engagement letter që tregon se ish-administratori Valon Lluka i ka firmosur dokumentat në lidhje me financimin e DELPHOS dhe nuk ka pasur kundershtime para se te shkarkohej(1)

2025.09.01_Vendimi i Asamblesë e Përgjithshme_VIA 01.09.2025 Emaili Llukes per Delfos

 

[caption id="attachment_1076334" align="alignnone" width="900"]Email I Valon Llukës për Mabco pa datën dhe orën përkatëse që publikohet në media, pasi ai ishte shkarkuar si administrator I VIA Email I Valon Llukës për Mabco që publikohet në media pa datën dhe orën përkatëse, sepse ndërkohë ai ishte shkarkuar si administrator I VIA[/caption]

[caption id="attachment_1076331" align="alignnone" width="1834"] Email origjinal i ish-administratorit të VIA, Valon Lluka me orën dhe datën përkatëse që tregon se është dërguar pas shkarkimit nga Asambleja e Ortakëve[/caption]

[caption id="attachment_1076335" align="alignnone" width="2006"]Pretendimi i 2A Group në gjykatë, për shkarkimin e ish-administratorit për shkak të presioneve për financimin nga DELPHOS, që MABCO e mohon kategorikisht Pretendimi i 2A Group në gjykatë, për shkarkimin e ish-administratorit për shkak të presioneve për financimin nga DELPHOS, që MABCO e mohon kategorikisht[/caption]

[caption id="attachment_1076336" align="alignnone" width="2006"]Pretendimi i 2A Group që Valon Lluka u shkarkua si administrator i VIA për shkak të kredisë, ndërkohë që ai kishte firmosur letrën e angazhimit me DELPHOS Pretendimi i 2A Group që Valon Lluka u shkarkua si administrator i VIA për shkak të kredisë, ndërkohë që ai kishte firmosur letrën e angazhimit me DELPHOS[/caption]

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI