Flash

Kush është Aleks Ndreka që u ekstradua nga Italia, përplasjet me ish-deputetin e PS

Lapsi.al 9 April 2026
Kush është Aleks Ndreka që u ekstradua nga Italia,

Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndërsa Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.

Ndreka akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, duke koordinuar bashkëpunëtorët e tij për të vrarë tre shtetas shqiptarë në vitin 2017.

Policia e Shtetit bëri me dije se ekstradimi u realizua përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, me ndihmën e specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

49-vjeçari është një nga figurat kryesore të krimit në zonat e Lezhës dhe Shkodrës dhe dyshohet për përfshirje në aktivitete të shumta kriminale dhe planifikimin e vrasjeve të organizuara.

Ndreka ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, për të cilin dyshohet se kishte planifikuar një atentat me dron ndaj tij, lidhur me vrasjen e të vëllait.

Në këtë episod janë përfshirë edhe disa familjarë dhe bashkëpunëtorë të ish-deputetit, duke theksuar lidhjet komplekse dhe të dhunshme të konfliktit në botën kriminale shqiptare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI