Flash

Kujdes! Nga nesër ndryshojnë rregullat për fluturimet drejt BE-së

Lapsi.al 9 April 2026
Kujdes! Nga nesër ndryshojnë rregullat për fluturimet drejt

Duke nisur dita e premte, 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Schengen Area do të përballen me procedura të reja në kufi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES), një mekanizëm i ri elektronik i Bashkimi Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi EES zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve për shtetasit nga vendet jo-anëtare të BE-së. Ky sistem ishte në zbatim të pjesshëm që prej tetorit 2025, ndërsa tashmë do të aplikohet plotësisht në 29 vendet e zonës Schengen.

Autoritetet bëjnë me dije se sistemi do të vlejë për udhëtime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, pa ndryshuar rregullin ekzistues të qëndrimit.

Në hyrjen e parë pas 10 prillit, qytetarëve shqiptarë do t’u regjistrohen të dhënat e pasaportës, fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve. Refuzimi për të dhënë këto të dhëna biometrike do të sjellë automatikisht refuzimin e hyrjes në territorin Schengen.

Ministria paralajmëron se në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të paraqiten më herët për udhëtim dhe të sigurohen që pasaportat e tyre janë të vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Ndërkohë, theksohet se nuk kërkohet aplikim paraprak për sistemin EES, pasi regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje qytetarëve të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet duke marrë parasysh kohën shtesë për kontrollet kufitare.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI