Flash

Kupa/ Sota nuk mjafton, 1-1 Egnatia-Elbasani: 7 minuta në VAR për golin e Ze Gomes

Lapsi.al 8 April 2026
Kupa/ Sota nuk mjafton, 1-1 Egnatia-Elbasani: 7 minuta në VAR për

Egnatia dhe Elbasani kanë shtyrë çdo verdikt për në sfidën e kthimit, pasi dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë në Arena Egnatia u mbyll në barazim 1-1. Sota iluzionoi rrogozhinasit me avantazhin, por Ze Gomes ktheu ekuilibrat me një gol të kontestuar, që u deshën 7 minuta në VAR për ta vlerësuar.

Ishte një ndeshje që nisi me ritëm të lartë dhe me shumë intensitet, sidomos në pjesën e parë, ku të dy skuadrat kërkuan të merrnin kontrollin e lojës dhe të krijonin avantazh përpara aktit të dytë të këtij dueli. Egnatia arriti të godiste e para me anë të mbrojtësit Eljon Sota, i cili shfrytëzoi momentin më të mirë të rrogozhinasve për të kaluar vendasit në avantazh. Goli i dha më shumë qetësi skuadrës së Egnatias, e cila për disa minuta u duk më e organizuar dhe më e rrezikshme në manovrën sulmuese.

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d67e76df0a3.mp4"][/video]

Lexo më tej: Dy kartonë të kuq, por asnjë gol: Elbasani dhe Egnatia ndajnë pikët

Megjithatë, përgjigjja e Elbasani erdhi para pushimit. Në minutën e 44-t, Ze Gomes dërgoi topin në rrjetë dhe riktheu baraspeshën në takim, por festa e verdhebluve u pezullua për disa minuta për shkak të kontrollit të VAR-it. Episodi u kthye në momentin më të diskutuar të ndeshjes. Gjyqtari Grimci u sinjalizua për një pozicion të mundshëm jashtë loje, ndërsa arbitrat e VAR-it, Albert Doda dhe Dorjan Maletaj, morën rreth shtatë minuta për të përcaktuar vijat dhe për të konfirmuar se sulmuesi ishte në pozicion të rregullt. Vetëm atëherë goli u quajt i vlefshëm dhe rezultati u fiksua në 1-1.

[video width="694" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d686e9b1b6c.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë ritmi ra ndjeshëm. Të dy skuadrat treguan më shumë kujdes në fazën mbrojtëse, duke shmangur rreziqet e panevojshme dhe duke mos i dhënë shumë hapësira kundërshtarit. Asnjëra nuk ishte e gatshme të rrezikonte shumë, me vetëdijen se gjithçka do të vendoset në 90 minutat e kthimit. Pas këtij barazimi, asgjë nuk është zgjidhur. Gjysmëfinalja mbetet plotësisht e hapur dhe bileta për në finale do të përcaktohet më 23 prill, në një sfidë ku tensioni dhe pesha e rezultatit pritet të jenë edhe më të mëdha.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI